Mes flluskave e mufkave që mbushin sot klubet e trotuaret e paramitingjeve, njëra më duket vërtet acaruese. Jo aq për punë stili, as dhe për shkak të përbuzjes për zgjedhësin, që ajo bart me vete, duke na e paraqitur atë gati si ..bujkrob, se sa për diçka tjetër. Për mesazhet shpartalluese që ajo sjell në shpresën tonë për ndërtimin e Shtetit dhe Sistemit, për garantimin e rendit dhe shërbimeve të nevojshme.
Fjalën e kam për shprehjen “filani, ka bërë ndere!” ose “x-i bën shumë për njerëzit!”. Duke nënkuptuar me këtë, kryesisht ndihma materiale –dhënë aty-këtu ca individëve të veçuar. Me mesazhin që ky njeri, në se e mbështet, të zgjidh hall e të mbaron punë –mbi baza personale. Ndonjë borxh, ndonjë vend pune, ndonjë bursë a trajtim mjekësor. Ushqime, veshje, një faturë mjekësore, deri edhe ..lopë, dhen e dhi, -gjithshka bëhet e mundur, në se mbështesni këtë zotninë këtu.
I cili në momente të caktuara mund të bëjë edhe gjeste më prekëse: duke nxjerrë portofolin dhe paguar në dorë. Në se halli jot është i ndjeshëm dhe ka vemendjen e shumë njerëzve, bujaria mund të shkojë shumë larg. Mjafton që ti ..t’i japësh besën. T’i garantosh votën e fisit a të familjes. Dhe sidomos ..të shofin njerëzit. Të binden se ky është tamam ..zotëria që u duhet. Që nderin ta shpërblen me ..nder. Që në se i mban xhyben e i puth dorën, s’të le në baltë. Të tillë kandidatë zakonisht as që flasin ndonjë fjalë për ..Shtetin dhe Sistemin.
***
Këto zgjedhje janë një moment vendimtar. Mund të shifen edhe si një betejë finale mes Sistemit dhe modelit Rast-Pas-Rasti. Është koha t’i japim një shans Sistemit. Sepse që Sistemi është vlera e vërtetë “genuine”, e një qeverisje, mekanizmi që ajo lë mbrapa e që shërben e mbron qytetarët -edhe në ditët kur qeveria vetë braktis zyrat e "shkon në punë të tjera", e tregon tabloja e sotme.
Mjaftuan vetëm disa ditë fushatë zgjedhore ‘zyrtare’ dhe gjithë makina qeverisëse e rendmbajtëse e vendit u gremis. Ndër rrugë, shtëpi e rrugica plasën vjedhjet, krimi u trimërua e po fryhet, nëpër korsi u shtuan aksidentet, ndërsa ndanë trotuareve e nëpër cepa e kthesa, është gjallëruar si kurrë ndonjëherë më parë një murtajë ndërtimesh pa leje. Gropa, shtesa katesh, ballkone, veranda, zaptime. Të gjitha pa leje. Ku është sistemi këtu? Ku është ligji e rendi? Ku është administrata e shërbimi ..dixhital? Ku është shteti i reformave të mëdha që thuhet se ka qënë preokupimi absolut i qeverisjes?
Dhe ja ku vijmë tek një tjetër lidhje. Në se marrdhënia e politikës me njerëzit e punët këtu “poshtë” është e tillë, tregtare, klienteliste, atëhere si do jetë ajo me punët atje “lart”? Domethënë me reformat, me aparatin shtetëror, me ligjin e buxhetin? Kjo s’do shumë mend: në se poshtë instalojmë një sistem që “hedh lek”, atëhere “sipër” ai imponon patjetër një sistem që ..“bën lek”!. E kush do robtohej për reforma e shërbime që lehtësojnë jetën e rrisin mirëqënien e përgjithëshme? Shpresa e vetme e kandidatit që paguan “ndere elektorale” sot, s’mund të jetë veçse ..abuzimi me shtetin e pushtetin nesër. Kjo e vërtetë qëndron jo vetëm logjikisht, por edhe praktikisht e sidomos ..financiarisht.
Kjo shpjegon edhe se përse as autostradat, as one stop-shop-et e as “shkëlqimi” ynë dixhital, nuk ngrenë kandar tek kushtet e jetës së njerëzve të thjeshtë sot. As kontribuojnë tek rendi, shërbimet e garancitë e mësipërme –jetike për njeriun e zakonshëm. Pse kështu? Sepse shtysa kryesore e ndërmarrjes së “veprave” të mëdha tek ne fatkeqësisht nuk është ende ..jeta e njerëzve. Ato janë dhe vihen në lëvizje kryesisht si punëra ku ...bëhet lek.
***
Them se është koha që gjithkush të ndalet e të pyesë një grimë: a është kjo marrdhënia që na duhet? A është ky “shpërblimi” që ne synojmë nga zgjedhja politike që po bëjmë? Apo diçka krejt tjetër duhet të lypim prej zotërisë a zonjës që na ofrohet për shtetar e shtetbërës?
Mund të tingëllojë moraliste, teorike, ndoshta dhe pak bezdisëse për ndërgjegjet e lodhura e të abuzuara kaq gjatë, por këtë duhet ta themi. Midis gjërave që një ekip politik i zgjedhur mund të bëjë për njerëzit, nuk ka gjë më të rëndësishme se sa ndërtimi i ..sistemit. Ç’na duhen ndërhyrje rast-pas-rasti në se ngrejmë Sistem?
Një sistem që i garanton dhe i qetëson njerëzit, që u ngjall besimin e sigurinë, që i nxjerr nga harresa e shpërfillja, që i shpëton nga kaosi e varfëria, nga dhuna e më të fortëve dhe arroganca e pushtetit, që u jep sigurinë minimale, mbijetesën minimale, dinjitetin minimal, që i mbron nga krimi e nga nëpërkëmbja e plotë prej cilitdo që ka para, pushtet e “lidhje me ata lart”. Kjo nuk është teorike.
Është edhe krejt konkrete. Në se mbështetjen tonë ja dedikojmë jo njeriut të ndereve por njeriut të shtetit, njeriut që ofron hapësira për të gjithë, mundësi për të gjithë, kufizime e ligje për të gjithë, institucione e agjensi shërbyese për të gjithë, rregulla e zyra që nuk prishen e shkelen sa herë që “zotërinjtë” në krye të zyrave të shtetit tronditen a lëvizin, -në se bëjmë këtë zgjedhje pra, atëhere do të marrim maksimumin.
As që do të kemi nevojë për “ndere” sporadike. Për përlotje, prekje në zemër e qarje halli. As që ka pse ta ulim kokën, puthim duart, e hollojmë zërin për t’i marrë ndonjë favor. As që do t’i jemi borxh njeriu. Në se zotërinjve e zonjave që do të zgjedhim, u masim aftësinë për shtet e sistem dhe jo lekët e xhepit, as lopët e dhitë që ai shpërndan mes hallexhinjve të veçuar –(pa dhënë asnjëherë llogari se ku i gjeti ato), atëhere duhet të bëhemi gati për më të keqen.
Nesër do të jemi një republikë “bamirësash”. Një republikë Al-Kaponesh “zemërgjerë” që do të sundojë mbi gjithshkaje; kryq e tërthor: nga politika tek biznesi, nga doganat te universiteti, nga rendi e ligji deri tek mediat. Por edhe një republikë bujkrobërish, që s’do të kemi asgjë tjetër në dorë, përveçse përunjësisht ..të përshëndesim “bamirësat”!
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com