Amnistia/ ‘Përfitojnë edhe personat në ndjekje penale’, Shehu zbulon kategoritë e të dënuarve që përfitojnë: Më së shumti meshkuj, deri në 14 gra! Ja cilët përjashtohen

Rreth 600 të dënuar do të përfitojnë nga amnistia e këtij fundviti, versioni përfundimtar i së cilës i është dërguar kryeministrit Edi Rama nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Për të dhënë detaje lidhur me kategoritë që përfitojnë nga kjo amnisti, në studion e emisionit “Përballje” nga moderatorja Besmira Pelushaj në Report Tv, ka qenë i ftuar sekretari i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu.

Ai theksoi se 12-14 prej të dënuarve që do të amnistohen janë gra, 4 prej tyre janë të mitur ndërsa pjesa tjetër meshkuj të cilët janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur po aq të tilla nga dënimi që duhet të shlyejn dhe meshkujt të cilët janë mbi 60 vjeç.

"Janë rreth 600 të dënuar që përfitojnë menjëherë në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Numri nuk është fiks sepse dinamikat janë të tilla që përditë hyjnë e dalin njerëz nga burgu. Përfitojnë meshkujt që janë dënuar deri në 3 vite apo që kanë marrë dënime më të mëdha por që u kanë mbetur 3 vite dënim për të shlyer. Dhe meshkujt për mbi 60 vjeç.  Ndërsa femrat të cilat do të përfitojnë, bëhet fjalë për ato të cilat kanë dënime deri në 4 vite apo ato të cilat janë mbi 50 vjeç"- u shpreh Shehu. 

Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë tha se pjesë e të dënuarve që përfitojnë amnisti janë ata që kanë marrë dënime për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.

“Do iu jap 2 shembuj që mos të hyj në detaje. Persona me rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe vepra me rrezikshmëri të ulët. Si psh, ndërtimet pa leje, ose plagosje e lehtë me dashje”- tha Shehu.

Ai shtoi më tej se të gjithë të tjerët të cilët nuk janë subjekt i SPAK dhe GJKKO do të përfitojnë ulje dënimi, me përjashtim të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe atyre me vrasje në rrethana cilësuese.

“Kjo ishte pjesa e parë e amnistisë dhe të gjithë këto që nuk përfitojnë kriteret, kemi një parashikim tjetër  Për të gjithë të tjerët, 1 vit ulje dënimi dhe 1 vit ulje fdënimi për femrat dhe të miturit. Përjashtohen subjektet e SPAK dhe GJKKO. Rasti i atyre që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe për vrasje në rrethana cilësuese.  Këto persona që janë dënuar për këto krime, nuk përfitojnë ulje dënimi”- tha sekretari i Ministrisë së Drejtësisë.

Ndwrkohw, ndihmws komisionieri i Avokatit tw Popullit, Sotiraq Nushi pati kritika pwr ministrinw e Drejtwsisw duke thwnw se njw amnisti e tillw pwr herw tw parw nuk i wshtw dwrguar pwr konsultim institucionit qw ai pwrfaqwson. Sipas tij, nwse njw konsultim i tillw do tw kishte ndodhur, kjo do tw ishte nw tw mirw tw projektligjit. 

Nuk jemi ne institucion dosido. Jemi në kushte të tjera këtu. Mund ta vlerësonim edhe nga misioni ynë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo është hera e parë që një projektligj i tillë nuk na ka ardhur. Nuk do t'ju dëmtonte, përkundrazi, do të përfitonit”- tha Nushi.

Ky i fundit gjithashtu e vuri theksin tek numri i lartw i personave tw paraburgosur, duke shtuar se u mungonin kushtet themelore nw burgje, gjw e cila sipas tij do tw pwsojw njw pwrmirwsim pas amnistisw. 

Ndërkohë, projektligji i amnistisë penale, është miratuar në Këshillin e Ministrave dhe pritet që t’i dërgohet Kuvendit ku më pas do të shqyrtohet nen për nen në komisione dhe më pas do të bëhet votimi me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Projektligji më pas shkon për dekretim tek presidenti i Republikës dhe fillon zbatimi pas publikimit në fletoren zyrtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:30
‘Numri i të paraburgosurve, shumë i lartë, jemi në limite’, sekretari i ministrisë së Drejtësisë zbulon si do veprohet me të dënuarit shqiptarë që do vijnë nga Britania

 

Numri i lartë i personave në paraburgim është kthyer në një problem në burgjet shqiptare. Këtë e theksoi edhe ndihmës komisioneri i Avokatit të Popullit, Sotiraq Nushi i cili tha në emisionin “Përballje” se gjatë një auditimi kishte parë të paraburgosur që flinin në dysheme.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu sqaroi se numri total i të burgosurve dhe të paraburgosurve aktualisht është 5761, ku theksoi se 60% janë të paraburgosur.

I pyetur nga moderatorja Besmir Pelushaj nëse situata me mbipopullimin në burgje pritet të përkeqësohet me ardhjen e të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe si pasojë e marrëveshjes mes qeverive, Shehu tha se nuk ekziston një rrezik i tillë pasi numri i të dënuarve që do vijnë nga Britania është i ulët dhe janë persona me dënime të ulëta.

“Totali është parashikuar që në 2 vite të vijnë 200 të dënuar. Meqë kam qenë pjesë e negociatave, janë 200 të shtrirë në 2 vite dhe janë persona me dënime shumë të ulëta. Të përjetshmit janë përjashtuar nga ajo marrëveshje.

Në momentin që janë këtu në momentin që hyn në fuqi amnistia përfitojnë edhe ata nga amnistia. Ardhja e tyre, ka nisur por është proces që kalon nga ministria në ministri pastaj në prokurorinë e përgjithshme dhe kalon në gjykatë. Deri tani ka ardhur vetëm 1 persona por edhe 40 të tjerë janë në proces” tha Shehu.

Ai sqaroi se është e pamundur që 40 të tjerët që janë në proces të arrijnë brenda këtij viti duke hequr mundësinë që të përfitojnë nga amnistia.

Ora 15:14
Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit kritika ministrisë për amnistinë penale: Nuk u konsultua me ne, hera e parë që projektligji nuk na erdhi

 

Sotiraq Nushi, ndihmës komisioneri pranë Avokatit të Popullit ka pasur kritika për ministrinë e Drejtësisë sa i takon projektligjit për amnistinë fiskale, duke u shprehur se nuk ishte konsultuar me institucionin që ai përfaqëson.

I ftuar në emisionin “Përballje” në Report Tv, Nushi u shpreh se lajmin për amnistinë fiskale, institucioni i Avokatit të Popullit e ka marrë vesh nga mediat, ndërsa shtoi se nëse do të një konsultim i tillë do të kishte ndodhur, do të sillte përfitime për formësimin e projektligjit.

“Në burgje ka mbipopullim. Por ende nuk e kemi parë këtë projekt. Jemi informuar nga media. Do ishte mirë të na ishte dërguar projekti dhe të kishim dhënë mendimet tona për çështje të caktuara.

Nuk jemi ne institucion dosido. Jemi në kushte të tjera këtu. Mund ta vlerësonim edhe nga misioni ynë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo është hëera e parë që një projektligj i tillë nuk na ka ardhur. Nuk du iu dëmtonte, përkundrazi, do të përfitonit”- tha Nushi.

Ora 14:52
Amnistia penale, zyrtari i ministrisë së Drejtësisë jep lajmin: Përfitojnë edhe personat që janë në ndjekje penale pavarësisht fazës së procedimit

 

I ftuar në studion e emisionit “Përballje”, sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Nushi tha se në projektligjin për amnistinë penale ka një ndarje të dytë, ku parashikohet amnistimi edhe i personave që janë në ndjekje penale pavarësisht fazës në të cilën ndodhen.

Ai tha se një vendim i tillë lehtëson barrën proceduese të policisë dhe prokurorisë për shkak të numrit të madh të personave që janë në paraburgim.  

“Ndarja e dytë e madhe e projektligjit të amnistisë, kemi parashikuar të amnistohen edhe personat që janë në ndjekje penale pavarësisht fazës ku ndodhen. Kemi synuar të lehtësojmë barrën proceduese të gjykatës dhe policisë. Për çështje që janë me rrezikshmëri të ulët shoqërore, do të ketë një amnisti të tillë. Kjo jep mundësi që mos ta çosh qytetarin tek dyert e paraburgimit për veprën më minimale dhe t’i japim mundësinë të riintegrohet në shoqëri. Kjo i jep mundësi të fokusohen tek ajo pjesë e çështjeve të rëndësishme.  Është një numër shumë i lartë dosjesh, por nuk kam numër të saktë. Sepse duhen marrë të dhëna gjykatë më gjykatë dhe prokurori më prokurori”- u shpreh Shehu.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 07/12/2023 15:50

    A perfitojne personat me detyrim paraqitje pavarsisht vepres penale?

    Përgjigju
  • Dardha: 07/12/2023 15:06

    Po shtoni kriminelet rrugeve, dhurate per popullin per vit te ri!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër