Të burgosurit, Totozani me KiE
Opozita: Pse Tirana shiti votën?

Të burgosurit, Totozani me KiE <br />Opozita: Pse Tirana shiti votën?
TIRANE - Avokati i Popullit përshëndeti sot aprovimin e rezolutës 1900 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Mbi përkufizimin e të Burgosurit Politik” duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe në përcaktimin e një standardi ndërkombëtar orientues, për përkufizimin e të burgosurit politik.

Nëpërmjet kësaj rezolute të miratuar më 3 tetor, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës riafirmon mbështetjen ndaj kritereve të përpunuara dhe të standardizuara për përkufizimin e nocionit të të burgosurit politik që nga viti 2001. Mediat njoftuan se Shqipëria - e përfaqësuar nga deputetët Kastriot Islami, Lajla Përnaska dhe Shpëtim Idrizi - kishte votuar kundër rezolutës në fjalë, pas një lobimi shumë të fortë të Azerbajxhanit.

Sipas Avokatit të Popullit, kjo rezolutë përfaqëson një kontribut thelbësor në përforcimin e disa prej garancive themelore të sanksionuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Protokolleve të saj, në mënyrë të veçantë të Lirisë së Mendimit, Lirisë së Ndërgjegjes dhe Besimit Fetar, Lirisë së Shprehjes dhe Informimit, Lirisë së Mbledhjes dhe Organizimit.

OPOZITA: MAZHORANCA TE JAPE SHPJEGIMEVE

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook kërkoi që delegacioni shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KiE të “shpjegojë votën kundër rezolutës”. Sipas Ballës, “është e papranueshme që Shqipëria voton kundër një raporti që përcakton qartë rrethanat kur nga statusi i të burgosurit politik përjashtohen personat e akuzuar për vepra terroriste”.

Deputeti i PS kërkoi që “tre deputetët e mazhorancës të shpjegojnë pozicionimin e tyre: kishin orientim nga Tirana apo u “lobuan” nga Azerbaixhani? Nëse “lobuan” si dhe sa ka qenë lobimi?”.

Akoma dhe më i ashpër ka qenë reagimi i Aleksandër Biberaj, ish-zëvendër president i Asamblesë Parlamentare të KiE, aktualisht anëtar i kryesisë së FRD-së, për të cilin vota e delegacionit shqiptar në Strasburg, është një “votë kundër vlerave dhe frymës së demokracive perëndimore, votë kundër parimeve bazë të KiE për demokracinë, shtetin ligjor, dhe të drejtat e njeriut”.

Në një deklaratë për mediat, Biberaj theksoi se “bashkimi i votave me Rusinë, Azerbajxhanin dhe Ukrainën e pozicionon Shqipërinë me bllokun lindor të ish-republikave sovjetike. Votat e Rusisë dhe Azerbajxhanit në KiE kanë qenë gjithmonë kundër interesave shqiptare në Ballkan dhe kundër pavarësisë së Kosovës”.

Biberaj akuzoi mazhorancën se ka shitur votën e Shqipërisë për pazare të Kryeministrit Berisha. “Vota shqiptare në KiE [është] fryt i pazareve të Kryeministrit shqiptar me dinastinë Alijev që drejton Azerbajxhanin që nga vitet ’70. Vota në Strasburg dëmton rëndë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë”, tha Biberaj në përfundim të deklaratës së tij.

KRITERET E RIAFIRMUARA NGA KiE
1. Asambleja riafirmon mbështetjen e saj ndaj kritereve të përmbledhura si më poshtë:

“Një person të cilit i është hequr liria personale duhet të cilësohet si “i burgosur politik”:

a. nëse burgosja është kryer në kundërshtim me një nga garancitë themeltare të përcaktuara në Protokollin mbi të Drejtat e Njeriut të Konventës Evropiane, në veçanti me lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, lirinë e shprehjes dhe informimit, lirinë e grumbullimit dhe organizimit;
b. nëse burgosja është kryer për arsye të pastra politike pa lidhje me ndonjë shkelje;
c. nëse, për motive politike, zgjatja e burgimit dhe kushtet e tij janë qartësisht jo në proporcion me krimin për të cilin personi është cilësuar fajtor ose dyshohet si i tillë;
d. nëse, për motive politike, ai apo ajo është burgosur në mënyrë diskriminuese në krahasim me persona të tjerë; ose,
e. nëse burgosja është rezultat i procedurave që kanë qenë qartësisht të padrejta dhe kjo duket të ketë lidhje me motive politike të autoriteteve”.

2. Ata të cilëve u është hequr liria personale për krime terrorizmi nuk duhet të konsiderohen të burgosur politikë nëse janë proceduar dhe gjykuar për të tilla krime sipas ligjeve vendase dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

3. Asambleja fton autoritetet kompetente të të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të rivlerësojnë rastet e dyshuara të të burgosurve politikë duke aplikuar kriteret e sipërmendura dhe të lënë të lirë ose të rigjykojnë të tillë të burgosur ashtu siç duhet.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!