“Të dashurit e mi numërohen me gishta”, Bleona flet librin e saj, përgatituni për histori me sheikë dhe miliarderë

“Të dashurit e mi numërohen me gishta”, Bleona flet librin e saj, përgatituni për histori me sheikë dhe miliarderë

Këngëtarja Bleona Qereti

Bleona Qereti është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo e ka zhvilluar karrierën e saj në Amerikë ku së fundmi po lancon klipe të njëpasnjëshme. Këngëtarja ka treguar detaje të reja në lidhje me librin e saj autobiografik, ku do të nxjerrë detaje të shumta nga jeta e saj personale.

Në një intervistë për Telegrafin, Bleona ka rrëfyer se Shqipëria dhe njerëzit që jetojnë këtu do të zënë vetëm 10% të këtij botimi dhe se ka histori me sheikë, miliarderë dhe producentë të njohur në të gjithë botën.

“Për librin janë bërë shumë aludime, por mua nuk më intereson fare tregu shqiptar, por ai ndërkombëtar. Libri do të dalë kur unë të jem gati për tregun ndërkombëtar që të tregoj historinë time, si jam bërë ‘Bleona’. Nuk ka lidhje me idiotësitë që lexohen në media të tipit, do dalin të dashurit e Bleonës, sepse siç kam thënë në intervista, të dashurit e mi janë aq sa për t’i numëruar me gishtat e njërës dorë. Theksoj që nuk ka lidhje me këtë, por me marrëdhëniet njerëzore, si jam bërë Bleona që jam sot. Aty tregoj të gjitha vështirësitë, me çfarë jam përballur, me njerëzit që kanë dashur të më pengojnë, ose më kanë ndihmuar. Është libër për marrëdhëniet njerëzore, jo ato seksuale dhe nuk është për tregun shqiptar, por për atë ndërkombëtar.

Shqipëria është vetëm 10% në gjithë librin, madje më vjen për të qeshur kur shqiptarët bëhen ‘legjendat e mendjes së tyre’, pasi nuk e ka njeri mendjen as tek ministrat, as tek qeveria në Shqipëri. Pjesë e librit janë sheikë, miliarderë, producentë muzike dhe filmash, sigurisht edhe politikanë shqiptarë, por nuk ka lidhje me marrëdhëniet seksuale,”- ka rrëfyer këngëtarja Bleona Qereti.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 08/11/2018 05:01

    Copa e mishit pa tru fare. Nje femer ordinere, e shtire . No more coments for her.

    Përgjigju
  • xreport: 07/11/2018 17:26

    nje cop k...v me lek je por top class vetem per arab me lek.... si ske turp edhe e thu hapur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë