Dy persona janë ekstraduar nga Serbia dhe Greqia drejt Shqipërisë ku kanë dënuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu edhe një person është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë ku ishte i dënuar me 8 vite burg për trafik droge.
Konkretisht, u ekstradua nga Athina drejt Tiranës 30 vjeçari i identifikuar si K.R, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2019 gjykata e kryeqytetit i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike.
Nga Beogradi drejt Shqipërisë është ekstraduar Almario Vojviç, 29 vjeç i cili ishte dënuar me 2 vite burg për tentativën për të kaluar jashtë kufirit emigrantë të paligjshëm dhe mbajtje të armëve të ftohta pa leje.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ndërsa është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi Klodjan Hajderlli, 43 vjeç, banues në Elbasan, i arrestuar më parë nga shërbimet e DVP Elbasan, për këtë qëllim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, në muajin mars të vitit 2022, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)