Të dielën mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, Elezi për Report Tv: Priten provokime dhe aktivitete të dhunshme nga serbët

Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale në veri të Kosovës! Në garë për zgjedhjet për katë komunat janë 10 kandidatë dhe vetëm një nga komuniteti serb.

Bedri Elezi, ekspert i Sigurisë në Kosovë në një intervistë për Report Tv, thotë se priten provokime dhe aktivitete të dhunshme nga serbët. Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’, për gazetarin Andi Kapxhiu, Elezi u shpreh se mund të ketë një lloj tentimi nga grupet serbe për të mos lejuar prezencë të policisë. Elezi shtoi se nuk do të ketë pjesëmarrje të qytetarëve serb.

‘Pak mund të kemi aktivitete ku do të mund të përfshihen edhe pjesëtaret e KFOR. Priten provokime dhe aktivitete të dhunshme nga serbët. Mund të kemi fillimisht një lloj tentimi të grupeve serbe për të mos lejuar prezencën e forcave policore dhe më pas për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve. Ka në vazhdimësi gatishmërinë e KFOR për tu mbështetur. Duhet të kemi kujdes më çështjen e policisë apo për mënyrën sesi policia do të tentojë për të mbajtur sigurinë. Do kemi 0 pjesëmarrje të qytetarëve serb në këto zgjedhje. Në aspektin e dytë në rast se do të kemi zgjedhje do të marrin kryetarë komune. Do të aktivizojnë komunat serbe dhe do të shkëpusin lidhjen me qeverinë. Do tentojnë ta konsiderojnë një status të ri për komunat

Nëse në aspektin civil dhe politik ne do të kemi edhe një situatë më të rëndë së ajo që kemi. Do të vlerësojnë nëse Kosova do të ketë dobi nga organizmi i këtyre zgjedhjeve pa marrë pjesë serbët. Kosova kishte bërë një gabim me rastin e targave dhe është krijuar kjo situatë ku ne po mundohemi që të shtrijmë sovranitetin, por mund të kemi të kundërtën. Do të prodhojmë një situatë ku do të riaktivizohen komunat serbe dhe të shkëputet komunikimi me Prishtinën.’- tha Elezi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po organizohen pasi kryetarët e këtyre komunave – nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, me arsyetimin se nuk i janë përmbushur dy kërkesa: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?