Të drejtosh Shqipërinë e pas-Prillit 2021… pa utopi

Të drejtosh Shqipërinë e pas-Prillit 2021… pa utopi

Propaganda kundër Shqipërisë komuniste shpesh përdorte njerëz që ishin arratisur nga vendi dhe ku krahas shumë ideve konfuze që jepnin përfundonin jo rrallë duke thënë se ishin arratisur ngaqë nuk kishte Koka-Kola, nuk të linin të vishje xhinse apo të posedoje makinën tënde. Utopia që kishte ushqyer shumë shqiptarë pas ’90 ishte kthyer thjesht në një kah: Të jemi “normalë” si Perëndimi, pra të kemi makina, të veshim xhinse, të hapim biznese, të kemi besimin fetar. Kërkesat e të rinjve nuk shkonin më shumë sesa thjesht një jetë që bënin bashkëmoshatarët e tyre. Në masë shqiptarët iu drejtuan kufirit shtetëror, duke tentuar lloj-lloj dokumentesh, për të kaluar atë vijë demarkacioni që ndante më shumë sesa dy realitete, vetë konceptin e tyre të jetës.

Sot, kuptimi i Perëndimit është zbehur. Sivëllezërit tanë të Lindjes janë stërhallur para nesh udhëve të Perëndimit dhe sot e kësaj dite në masë jo të vogël konsiderohen ende si qytetarë të dorës së dytë. Ideja për “normalen” ka nxjerrë pjesën tjetër atë të pamundësisë së normales evropiane, të cilës po i humbet identiteti.

Në këtë truall ka operuar dhe operon politika shqiptare, përmes tre forcave të mëdha politike, PS, PD dhe LSI. Me pak fjalë, fushata luftarake që po zhvillojnë për zgjedhjet e Prillit është thjesht një hedhje sysh e publikut e dështimeve jo të pakta por nga ana tjetër edhe e qarkut ku e kanë plasur vendin tonë partitë politike. Të kap shqetësimi kur dëgjon premtimet e PD-së për ndryshim përmes akrobacive të premtimeve ekonomike dhe rishikimit të politikës së taksave. Ashtu si çuditesh që LSI-ja flet sikur është në një realitet krejt të ri me rishikime programore, që flasin për një Shqipëri utopike dhe jo vendin, që tashmë mbi kurriz mban pasojat e tërmetit, pandeminë që nuk ka fund dhe mbi të gjitha një të ardhme pa të ardhme. E të mbarosh me PS-në që mban një retorikë, sikur gjërat në vend po shkojnë në drejtimin e duhur.

Të mjafton të dëgjosh retorikat dhe e kupton se partitë tona politike veç ndërrojnë vendet, duke rehatuar militantët në strukturën drejtuese, por aspak synimet e tyre për të dominuar. Fatkeqësisht, njerëzit mbeten gjithnjë të papërfaqësuar, sepse realisht e pazëshme është vota e tyre që tjetërsohet. Siç do të thoshte Ivan Krastev dikur për jelekverdhët, por që ka vend për të gjithë votuesit e thjeshtë: Këta njerëz nuk kanë frikë nga fundi i botës, por thjesht nga fundi i muajit. Dhe, ai të bën që ta shikon të vërtetën në sy, kurse partive që sot bërtasin se do sjellin ndryshimin e menjëhershëm, t’u kujtosh se janë pjesë e pandalshme e kësaj tollovie të vendit tonë.

Ndaj, të duhet disi ulja e armëve, kurse aliazhi PD- LSI të kujton se është i sforcuar përderisa nuk bënë askurrë Mea Culpa dhe mbi të gjitha nuk të japin asnjë garanci se të nesërmen do funksionojnë ndryshe. Me shumë gjasë vota e prillit do jetë një votë inati kundër Ramës, por që do i mungojë realisht ajo që nuk thonë shumë nga opozita: Vota për trandjen e vërtetë. Nga ajo që shikojmë, rendja tashmë kundër Ramës dhe administratës së tij jo pak problematike, është sfidë për të bërë të njëjtën gjë, kur të vinë në pushtet, por mbase me formë tjetër. Në kushtet tona, askush, që do të donte ta drejtonte Shqipërinë…me një sens utopie në mes, që e kanë me vete të gjithë idealistët e ndryshimit, të paktën do të heshte.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?