Patate me perime dhe vezë në furrë
Përbërësit:
600 gr patate
2 kunguj
2 speca miks
1 kokërr qepë
2 qepë të njoma
3 thelpinj hudhra
200 gr proshutë pule
6 kokrra vezë
200 ml krem pana
Kripë dhe piper i zi
150 gr djathë
Përgatitja:
Lajmë patatet dhe i vendosim për të zierë për 20 minuta i qërojmë dhe i presim në kubikë mesatarë. Në një tigan me pak vaj kavardisim qepën, specat dhe kungullin në kubikë. I trazojmë derisa qepa të ulë volumin dhe i shtojmë në një tas ku i bashkojmë me patatet në kubikë. Shtojmë dhe proshutën në kubikë dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj ulliri.
Rrahim vezët e plota, kripë, piper të zi, kremin pana. Nivelojmë perimet në tepsi i spërkasim me vezë dhe krem. Mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.
Përbërësit:
1 qepë
1 degë selino
1 lugë gjelle salcë
2 domate
1 karrotë
400 gr qiqra të gatuara
Lëng perimesh
80 gr makarona
2 thelpinj hudhra
2 speca miks
Majdanoz
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kavardisim qepën të grirë hollë. Shtojmë selinonë në kubikë dhe i kavardisim me qepën së bashku.
Shtojmë salcën, e përziejmë mirë, shtojmë domaten të qëruar në kubikë dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta duke shtuar lëngun e perimeve e lëmë të marrë valë, shtojmë makaronat në 5 minutat e fundit të zierjes së supës, shtojmë menjëherë hudhrat e copëtuara, specat në fije, qiqrat, majdanozin e grirë hollë dhe i lëmë 5 minuta të marrin valë së bashku. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim supën të ngohtë.
Komente












