Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Picë me patate e sallam dhe Ëmbëlsirë me banane

Picë me patate dhe sallam

Përbërësit:

1 kg patate (të ziera)

50 gr gjalp të shkrirë

kripë dhe piper I zi

80 gr parmixhan I grirë

150 gr mascarpone

½ lugë kafe rigon

10-12 feta sallam

125 gr mozzarella

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë patatet në ujë me kripë. Më pas i qërojmë ato dhe i vendosim të paprera si bazë në një tepsi të lyer me pak gjalp. Ushtrojmë pak presion duke i shtypur me fundin e një gote për të bërë një bazë të sheshtë pa reliev.

Sipër patateve shpërndajmë gjalpin e tretur, kripë, piper të zi dhe një shtresë të hollë parmixhan të grirë imët.

Vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 15 minuta.

Pasi e nxjerrim tavën nga furra shpërndajmë në sipërfaqe 2 lugë gjelle mascarpone, më pas e spërkasim mascarponen me pak rigon. Përhapim disa feta sallam mbi mascarpone. Më pas copëtojmë mozzarellën dhe mbulojmë sallamin. Vendosim përsëri tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 10 minuta të tjera derisa mozzarella të jetë shkrirë dhe të marrë ngjyrë.

Atëherë mund ta servirim.

 

 

Ëmbëlsirë me banane

Përbërësit:

150 gr biskota

3-4 banane

600 ml qumësht

4-5 lugë gjelle sheqer

vanilje

2 të verdha veze

1 lugë gjelle gjalp

2 ½ lugë gjelle miell

50 gr gjalp

70 gr sheqer , 50 gr çokollatë

30 gr kakao

30 ml qumësht

Përgatitja:

Fillimisht thërrmojmë biskotat. Më pas, në një tas vendosim sheqerin, vaniljen, të verdhat e vezëve dhe i përziejmë mirë me tel vezësh derisa masa të kthehet në gjendje të lëngshme. Shtojmë në po të njëjtin tas 50 gr miell dhe 550 gr qumësht të ngrohtë. I përziejmë mirë dhe vendosim kremin e valuar në zjarr për të valuar. E trazojmë vazhdimisht derisa kremi të marrë valë. E largojmë duke e përzier me tel dhe duke shtuar dhe gjalpin. E trazojmë derisa kremi të shkëlqejë e të lëmohet.

Në një gotë vendosim 2-3 lugë gjelle krem dhe vendosim një shtresë me biskota të thërrmuara. Lyejmë biskotat përsëri me një shtrese krem dhe mbi këtë shtresë vendosim bananet të marinuara me limon (me qëllim që të mos oksidohen). Në një tigan vendosim 50 gr gjalp, 70 gr sheqer, 30 gr kakao dhe 30 ml qumësht. I përziejmë në zjarr sa të fillojë vala, e largojmë dhe e elëmë të pushojë 10 minuta. Me të mbulojmë sipërfaqen e ëmbëlsirës. E vendosim në frigorifer për 2 orë.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë