Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Tavë Elbasani dhe Rizoto me spinaq e shegë. Edhe sot kuizi "Sa kushton Receta?"

Tavë Elbasani

Përbërësit:

4-6 racione mish (qingji ose dashi)

2 lugë gjelle gjalp

2-3 kokrra vezë

5 gota kos

2 lugë gjelle miell

1.5 lugë gjelle oriz

Kripë

1/2 lugë kafe piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë mishin dhe vendosim copat në tepsi. (kur kemi mish qingji)

Vendosim në tepsi pak gjalp dhe mbi copat e mishin po ashtu nga një copë gjalp dhe shtojmë në të pak ujë. E vendosim në furrë derisa mishi të piqet, por jo të thahet në tavë, duhet të mbetet pak lëng. Nëse do të gatuajmë me mish dashi fillimisht do ti japim një zierje. Në një tenxhere me pak gjalp kaurdisim miellin, por jo ti japim ngjyrë. Shtojmë lëngun e mishit, (1 ½ gotë uji), e lëmë në zjarr derisa të marrë valë dhe të na formohet një salcë e trashë. E largojmë nga zjarri, e lëmë t’i bjerë pak temperatura dhe më pas shtojmë kosin, vezët e përziera, kripën dhe i trazojmë bashkë.

Në tavë hidhet orizi gjysmë i zier, vendosim copat e mishit dhe shtojmë mbi të kremin e përgatitur me miell dhe kos, vendosim disa copa të vogla gjalpi, pak piper të kuq, e spërkasim lehtë dhe e vendosim në furrë në temperaturë 18 gradë Celsius. 

Rizoto me spinaq dhe shegë

Përbërësit:

320 gr oriz Olim

1 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 gotë verë të bardhë

300 gr spinaq

1/2 filxhan çaji shegë në kokrra

2 lugë gjelle pana

2 lugë gjelle parmixhan i grirë

1 litër  buljan perimesh

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrijmë ½ lugë gjelle gjalp, vaj ulliri dhe pasi e shpëlajmë orizin, e kaurdisim mirë. E shuajmë orizin me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli i verës, shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve duke e trazuar orizin vazhdimisht. Pasi orizi përthith lëngun e perimeve shtojmë përsëri pak nga pak. Kështu vazhdojmë deri në përfundimin e lëngut të perimeve. Në fund shtojmë gjalpin e mbetur, 2 lugë gjelle pana, parmixhan dhe spinaqin për një minutë. E largojmë nga zjarri duke shtuar edhe kokrrat e shegës dhe e servirim menjëherë duke e spërkatur me parmixhanin e mbetur.Ju bëftë mirë! 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët (VIDEO)

Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët (VIDEO)