Anxhela Peristeri është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar. Ajo përflitet shumë rrallë për jetën e saj private pasi përpiqet të jetë sa më diskrete. Ditën e somte këngëtarja shqiptare ka replikuar me një komentuese në Instagram e cila e ka krahasuar me Eni Çobanin.
“Mu duk si Eni Çobani kur e pashë! Bo ç’jeni bërë të tëra një surrat o Perëndi,”- i shkruan ndjekësja në foto. Nuk ka vonuar shumë se Anxhela i është përgjigjur komentit në rrjetet sociale.
“Fatkeqësisht për ty që e paske kaq problem, ky është surrati im siç ma ka bërë nëna. Nëse mendon se surrati yt është më i bukur se i imi, më nxirr në gjyq te Eni Çobani. Meqë ngjajmë, të vendosë populli kush fiton,”- ja kthen këngëtarja me ironi.