'Të gjithë e duan Agim Krajkën', koncert me këngë dhe valle të kompozitorit, tek ArTurbina 

Mbrëmja gala “Të gjithë e duan Agim Krajkën” bëri bashkë miq, dashamirës dhe kolegë të kompozitorit në ArTurbina. Gjithë jetën e tij artistike, Krajka ia dedikoi folklorit shqiptar, duke mos lënë vend pa eksploruar muzikën shqiptare.

Falë muzës që pati, folklorin, artisti orkestroi valle edhe kompozoi këngë, si “Lemza”, e kënduar fillimisht nga Vaçe Zela, edhe që në këtë koncert erdhi nën interpretimin e Kamela Islamajt, apo “Djaloshi dhe Shiu” nga Eneda Tarifa, “Kënga e Gjyshes” nga Juljana Pasha dhe “Kur këndoje ti” nga Irma Libohova. Këngë këto në të cilat vjen ëmbël shkëputja, që Krajka ka bërë asokohe nga muzika e traditës...

Publiku e dëshironte pa fund kur luante në fizarmonike dhe mezi priste të dëgjonte këngët e tij në festivalin e fundvitit. Miqtë dëshironin ta kishin afër në tryezë për tu gëzuar me alegrinë që shpërndante përreth. Ndaj të gjithë e donin dhe e duan Agim Krajkën.

Zana Çela,  Drejtoresha e Teatrit Kombëtar Operas dhe Baletit

Para 54 vjetësh Agim Krajka nisi në Ansamblin Shtetëror më parë, si fizarmonicist. U evidentua për aftësitë virtuoze, që në moshën 16-vjeçare. U bë dirigjenti dhe përpunuesi më i rëndësishëm në historinë e Ansamblit Popullor...Gjatë kësaj mbrëmje në skenë u ngjitën edhe dy djemtë muzikantë te Krajkës, Uliksi dhe Fatrini., i cili solli një pjesë të re për orkestër harqesh...

“Mjeshtri i Madh” – Agim Krajka me talentin e tij ndërtoi një strukturë në formacionin e orkestrës, dhe ndërtoi modele orkestrimesh e përpunimesh të këngëve dhe valleve nga gjithë krahinat, duke ruajtur me fanatizëm karakteristikat ritmike e melodike. Pas studimeve kompozoi këngë, valle popullore dhe shumë pjesë për orkestër simfonike, por gjurmët që la gjatë viteve ‘70-’80 në kinematografi, si tek: “çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati” etj., jo vetëm që kanë shoqëruar për vite të tëra familjet shqiptare, por erdhën edhe nën interpretimin e Orkestrës së Teatrit të Operës dhe Baletit.

Të gjithë e duan Agim Krajkën, sepse kompozoi për të gjithë, i shkroi gjyshes, rinisë, i dashurisë, por nuk e harron as sot kur i shkroi “Kafe Florës”...Gjatë koncertit Presidenti i Republikës  Ilir Meta e dekoroi me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, Agim Krajka, titull të cilin ia dorëzoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ndërsa, mbrëmja do të mbyllej nga solisti Xhieldo Hyseni bashkë me solistët e tjerë, me këngët e rinisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 08/12/2018 17:15

    Muzika e Agim Krajkes eshte diamant i artit sgqiptar . I dashur per te gjithe me takentin e tij te jashtzakonshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja