Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Rritja e pagave duhet bërë bazuar në produktivitet

Afro 68 mijë vende të reja pune janë hapur nga bizneset vetëm në dy vitet e fundit, ndikuar sa nga zhvillimi ekonomik, po aq edhe nga boshllëku i krijuar nga mungesa e fuqisë botërore.

Në një analizë që Banka e Shqipërisë i ka bërë tregut të punës si pjesë e raportit vjetor, thuhet se rritja e pagave ka pasqyruar mungesat në rritje të fuqisë punëtore.

Banka thotë se gjatë vitit 2023 vrojtimet e kryera kanë treguar se “Mungesa e fuqisë punëtore” është evidentuar si pengesë serioze nga bizneset, edhe pse pohojnë se i kanë rritur pagat.

“Gjatë vitit 2023, shkalla e rëndësisë së tij është rritur 5 herë në krahasim me vitin 2019, teksa mungesat në fuqinë punëtore kanë prekur të gjithë sektorët e vrojtuar. Gjithashtu, bizneset raportojnë se vendet vakante kanë ardhur në rritje, si pasojë e pamundësive për plotësimin e tyre”, thuhet në raport.

Edhe për rritjen e pagave, banka vlerëson se ato kanë ndikim negativ në inflacion, dhe sugjeron që të ndërmerren fillimisht reforma që synojnë rritjen e produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë, si instrumente për rritjen e qëndrueshme të pagave.

Një nga shkaqet kryesore që evidentohet në analizë që ka pasur ndikim në uljen e fuqisë punëtore, janë trendet e pafavorshme demografike dhe gara ndërkombëtare për fuqi punëtore.

“Prirjet demografike, si ulja e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë, si dhe emigrimi i vazhdueshëm si pasojë e rritjes së konkurrencës për fuqi punëtore në tregun ndërkombëtar, do të kushtëzojnë rritjen e ofertës për punë dhe mund të ushtrojnë presione për shtrëngimin e kushteve në tregun e punës në të ardhmen”, thekson banka qendrore.

Ky trend negativ në fakt u konfirmua edhe nga rezultatet e CENS-2023, ku rezultoi se popullsia e vendit ishte tkurrur me 420 mijë banor krahasuar me vitin 2011, ndërkohë që mosha mesatare e popullsisë ishte rritur me 7 vite, duke arritur në 42,5 vjeç. Rënia më e madhe e popullsisë sipas CENS-it është regjistruar tek grup moshat e reja, ndërkohë që është shtuar ndjeshëm numri i pensionistëve.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta