Të helmuarit në Bulqizë/ Prefekti i Dibrës: Bashkia do ofrojë autobote me ujë falas, mos pini nga çezma

Prefekti i Qarkut Dibër nisur nga situata e krijuar nga helmimi masiv në lagjen e vjetër të Bulqizës, ka kërkuar nga institucione përgjegjëse të gjejnë sa më parë shkaqet dhe të mos delegojnë përgjegjësinë tek njëra-tjetra. Prefekti,  Nexhbedin Shehu është shprehur se situata diuhet të zgjidhet sa më parë, pasi ende ka raste të personave me probleme shëndetësore.

"Ditë e gjashtë sot dhe ne akoma nuk dimë se çka ndodhur. Shqetësim është dhe duhet të gjejmë një zgjidhje. Një investigim duhet bërë, këto njerëz nga vijnë, çfarë kanë konsumuar, çfarë pinë, çfarë hanë. S'jam unë njeriu i përshtatshëm për ta bërë këtë punë. Duke qenë se dyshohet se është uji, ky ujë nuk duhet të konsumohet më, derisa të marrim analizat. Për njerëzit që nuk kanë para për ta blerë ujin, duhet t'u ofrojmë një autobot", tha Nexhbedin Shehu , Prefekt i Qarkut Dibër.

Drejtori i Shëndetit Publik, Bulqizë, Flamur Meta, tha se analizat e para nuk e nxjerrin me problem ujin e pijshëm, megjithëse priten analiza të tjera. Sipas tij, AKU duhet të veprojë për ushqimin që nëse uji rezulton i pastër, të gjendet shkaku i helmimit masiv në Bulqizë.

"Nga analizat e para të ujit që ishte kundër bakteriologjisë rezulton pa ngarkesë mikrobiologjike. Instituti i shëndetit publik vijon më tej me analizat bakteriologjike. Tani duhet të kalohet në një aspekt tjetër të dyshimit, tek ushqimi", tha Flamur Meta, Drejtor i DSHP, Bulqizë.

Policia e Bulqizë vijon hetimet për rastin pas inspektimeve të depove të ujit mbi qytet.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari