Të hënën ndryshime në Qeveri
ikin ministrat,koordinatorë të PS

Të hënën ndryshime në Qeveri<br />ikin ministrat,koordinatorë të PS
Të hënën priten ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar.
 
Burime pranë selisë rozë bëjnë të ditur se do të largohen disa prej ministrave të cilët janë koordinatorë të Partisë Socialiste në qarqe, për t'u angazhuar në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
 
Kështu, pas largimit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nga e hëna pritet të lënë detyrën edhe ministra të tjerë. Tahiri mban dhe detyrën e kryetarit të PS-së për Tiranën dhe njëherazi edhe koordinator i fushatës për të gjithë qarkun. 
 
Partia Socialiste ka emëruar nëntë koordinatorë në qarqe të cilët janë njeherazi edhe ministra, por nuk bëhen të ditur emrat se cilët nga anëtarët e kabinetit pritet të prekin ndryshimet. 

Damian Gjiknuri në Vlorë, Ditmir Bushati në Shkodër, Blendi Klosi në Berat, Lindita Nikolla në Lezhë, Mimi Kodheli në Dibër, Blendi Çuçi në Gjirokastër dhe Ilir Beqaj në Kukës, janë koordinatorët e PS në rrethe, të cilët do të kryesojnë fushatën zgjedhore të PS-së.

Ministrat e PS koordinatorë në qarqe
 
Saimir Tahiri – Tiranë
 
Damian Gjiknuri – Vlorë
 
Niko Peleshi – Korçë
 
Ditmir Bushati – Shkodër
 
Blendi Klosi – Berat
 
Lindita Nikolla – Lezhë
 
Mimi Kodheli – Dibër
 
Bledi Çuçi – Gjirokastër
 
Ilir Beqaj – Kukës

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit