‘Të huaj’, por me kokën mbrapa!

‘Të huaj’, por me kokën mbrapa!

Foto nga samiti i diasporës

Historia e popullit shqiptar është sa tragjike, po aq interesante dhe po ashtu thuajse unike të paktën në Rajon! Shqiptarët kanë qenë gjithmonë në lëvizje, herë të detyruar nga rrethanat e herë të tjera edhe nga dëshira dhe kurioziteti për të eksploruar vendet e tjera!

Ka ndodhur shpesh e po vazhdon të ndodh që shqiptarët largohen nga vendi, por gjithmonë duke e mbajtur kokën mbrapa duke mos harruar as gurët me baltë të rrugicave ku filluan të ecnin për herë të parë!

Tashmë, pas shumë kohësh e thuajse pas 33 vitesh nga nisja e eksodit të fundit, kanë marrë me meritë statusi Diasporë, sepse tashmë në shumë vende të Europës kemi brezin e tretë i lindur jashtë, që flet shqip dhe mban në xhep edhe pasaportën shqiptare!

Sot, në hyrjen e "Pallatit të Kongreseve", në ditën e Samitit të III kishte njerëz në radhë të ardhur nga ana e anës për të marr pjesë. Mjafton të shikosh njerëzit në radhë, për të kuptuar sa shumë janë, sa shumë e peshë kanë në demografinë  shqiptare e po ashtu sa të lidhur janë më vendin e origjinës!

Këto Samite, duke përjashtuar ndonjëherë lidhjet dhe influencës e politikës dhe të lidhjeve që ajo krijon,  janë kthyera një traditë shumë e mirë duke motivuar rikthimin me mallëngjim në Atdhe të shqiptarëve që jetojnë jashtë!

Për fat të keq shoqëria shqiptare mbetet një shoqëri shumë e polarizuar politikisht që nuk përjashton as shqiptarët që jetojnë jashtë! Dëshira me qenë sa më pranë me pushtetin e me njerëzit e pushtetshëm është një tentacion i hershëm i njerëzit e nuk mund kurrsesi të përjashtohen nga ky rregull edhe shqiptarët, qoftë edhe ata që jetojnë jashtë! Megjithatë, për shqiptarët që jetojnë jashtë lidhja shqipërtore me Kombin mbetet një lidhje e forte sentimentale e natyrshme dhe pa interesa të ngushta miskine. 

Shqiptarët që jetojnë jashtë në fakt nuk është se duan apo kërkojnë shumë nga Atdheu, të cilin shpeh të detyruar të largohen për një jetë më mirë ose më saktë për të pasur mundësi për të hetuar në mënyrë dinjitoze, sepse vendi kalo te kriza të thella politike dhe ekonomike. Shqiptarët janë larguar, sidomos në keto 30 vite, por duke e mbajtur kokën mbrapa, duke kontribuar fort me dërgesa parash. Në fakt shteti shqiptar në këto 30 ka bërë shumë pak për shqiptarët që jetojnë jashtë, sepse ka qenë i "zënë" me sfidat e brendshme, krizat reale dhe artificiale, por tashmë duket se gjërat po ndryshojnë dhe Shtetit po kthen vëmendjen edhe për bijtë e tij që jetojnë jashtë! Shembulli më i mirë është tradita e samiteve që po merr gjithnjë e më shumë formatin e bashkëpunimit edhe institucional për të konkretizuar potencialet e Diasporës në proceset e brendshme politike, ekonomike dhe kulturore. Sigurisht gjëja më e rëndësishme është implementimi i votës së emigrantëve e duhet të bëhet në konsensusin e krejt faktorit politik.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë