Të hysh në bisedime tani me ‘Foltoren’ është njësoj sikur rusët të negocionin me Hitlerin e izoluar në bunker poshtë kancelarisë!

Të hysh në bisedime tani me ‘Foltoren’ është njësoj sikur rusët të negocionin me Hitlerin e izoluar në bunker poshtë kancelarisë!

Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

Pashë sot që thuajse se si me emocione të veçanta u bë lajm se grupi i PD së Alibeaj ose me saktë i Lulzim Bashës do të pranonte të diskutonte me Foltoren në lidhje me zgjedhjet dhe kandidatët! Sigurisht ky u bë lajm sidomos nga Foltorja sikur po trumbetonte faktin se ja erdhi dita të nënshtrohen dhe të bëhen pjesë e jona!

Çfarë do të thotë kjo? Do të thoshte të pranojmë diktatin e Foltores! A ka mundësi kjo? A mund të ndodhë? E ndoshta pyetja më e sinqertë duhet të jetë se: a duhet të ndodhë? Foltorja sot është në të njëjtën situatë që ishte Hitleri në bunker poshtë Kancelarisë i pa shpresë, i rrethuar dhe drejt një fundi të parashkruar! PD informale ose ajo "Non grata" ka të drejtë të vendos dhe të bëj çfarë të dojë! Megjithatë, jam i sigurt se ca gjëra nuk mund t'i bëj e nuk duhet t'i bëj!

Së pari, as një muaj dhe do të jetë vendimi i apelit që do të ndajë shapin nga sheqeri dhe sipas të gjithave analizave logjike do të jetë edhe fundi i versionit të Foltores në PD! Prandaj, nuk ka arsye përse të bëjmë kompromis kur nuk e bëmë deri më sot! Çështja parimore që na ka ndarë nuk na bashkon, sepse "Non Grata" është vij e kuqe e pa fshirë që na ndanë e nuk na bashkon! Gjithashtu, ata na kanë përjashtuar nga çdo nismë të njëanshme që kanë ndërmarr e po ashtu sipas tyre e kanë mbyll edhe procesin e ngritjes së PD!

Ne, kërkojmë e pretendojmë të jemi alternativë dhe po ashtu faktorë e betejat tona nuk kanë qenë e nuk janë që ne të jemi militantë dhe vota për këta që morën PD ashtu siç e morën! Nuk mund të ketë kompromis me kushte që na vendosin, sepse realisht nuk janë në rrethana për të na vendosur ose imponuar asnjë kusht! Nëse ne pranojmë diktatin e tyre do të ishim oksigjeni i fundit për tu zgjatur sadopak jetën politike e po ashtu do të ishim të pafajshmit që do të legjitimonim të pa legjitimuarën!

Shumë prej nesh kanë mbajtur qëndrime parimore e jemi të gatshëm që parimet tona të mos i tradhtojmë e sidomos në situatën e të nënshtruarve përmes diktatit! Demokratët dhe Shqipëria presin diçka të re dhe jo kompromis me kushtet e diktatit për t'i zgjatur jetën të vjetrës!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë