Të jetosh në heshtje! I riu që punon si trajner i gjuhës së shenjave rrëfen sfidat e tij! Në Shqipëri, 4 intepretë për 40 mijë persona që nuk dëgjojnë

TIRANE - Në Shqipëri janë rreth 40 mijë persona që kanë probleme me dëgjimin. Një prej tyre është dhe Klisman Ibrahimi, i cili tregon për Report Tv sfidat e përditshmërisë së tij. 33-vjeçari punon si trajner i gjuhës së shenjave dhe ka arritur të krijojë një familje.

Klisman Ibrahimi nuk e ka përjetuar kurrë ndjesinë e të dëgjuarit.

Ai ka lindur me këtë paaftësi fizike, por kjo nuk e ka kufizuar që të bëjë një jetë normale.

“Unë  kam lindur person që nuk dëgjoj. Nuk e kam humbur. E kam të trashëguar”, tha Klisman.

Sot 33-vjeçari punon si trajner i gjuhës së shenjave në Shoqatën Kombëtare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë. Është i martuar, dhe ka dy fëmijë.

“Unë për fatin tim të mirë jam i martuar, kam dy fëmijë. Gruaja punon në institut, si mësuese pikture, kurse unë punoj në ANAD, si trajner i gjuhës së shenjave shqipe. Unë kam gruan person që nuk dëgjon, dhe dy fëmijët që nuk dëgjojnë. Djali i madh ka dëgjim të pjesshëm dhe djali i vogël nuk dëgjon fare. Është identiteti im gjuha e shenjave. Unë kam lindur person që nuk dëgjoj, dhe unë lind me gjuhën e shenjave. Edhe fëmijës tim gjuha e parë që i është mësuar është gjuha e shenjave dhe më pas gjuha shqipe”, shprehet Klisman.

Vështirësinë më të madhe e ka hasur në kohën kur i duhej të gjente një punë për të siguruar të ardhurat. 

“Që pas moshës që kam filluar të kuptoj, kam pasur gjithmonë nevojën e prindërve, Ata më kanë asistuar në çdo gjë. Pasi kam përfunduar Institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë, e kam gjetur veten në vështirësi shumë të madhe pasi nuk gjeja një punë të përshtatshme për mua, apo për të më dhënë një informacion për atë punë. Kam 15 vite punë në ANAD. Është i vetmi informacion që marr të gjitha informacionet, ndihem vetvetja. Kur kam ndjekur unë shkollën, ka qenë vetëm alfabeti i gjuhës shqipe, oralizmi dhe disa shenja. Gjuhën e shenjave e kam mësuar pas moshës 18 vjeç, pasi u bëra pjesë e shoqatës”.

Edhe pse sot situata ka arritur ta krijojë njëfarë stabiliteti financiar, Klisman thotë se ende ka shumë problematika.

 “Një nga objektivat tonë ka qenë edukimi dy gjuhësor. Vetëm edukimi dygjuhësor do na bënte ne të pavarur. Këtë vit është vendosur gjuha shenjave, dhe ne thjesht po presim rezultatet që do vijnë. Nga institucionet duhet të lobojmë për informimin e tyre, si ata duhet të japin informacionin. Ata harrojnë të njoftojnë dhe këtë kategori”

“Jam pjesë e grupit të parë të interneteve në Shqipëri. Momentalisht jemi vetëm 4. Mungon ligji i shërbimeve. Shërbimet që unë ofroj, nuk njihen nga institucionet. Ministria e Drejtësisë e ka nisur. Duhet të njihet dhe nga institucionet e tjera dhe duhet ta buxhetojë. Momentalisht jemi në proces licensimi nga Ministria e Drejtësisë”, tha interpretja Paula.

E që ata të jenë të informuar gjatë gjithë kohës, u duhet një inteprete nga 4 që janë gjithsej në vendin tonë. Një prej tyre është Paula, e cila rrëfen përditshmërinë e saj me njerëzit që nuk dëgjojnë.

“Unë quhem Paula Basha. Kam 15 vjet që jam inteprete e shenjave në Shoqatën e personave që nuk dëgjojnë. Ka lindur spontanisht ky pasion. Kam pasur mamanë mësuese në Institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë. Aty mora fillesën e gjuhës së shenjave dhe kur është hapur shoqata jam bërë pjesë e trajnimit të gjuhës se shenjave shqipe. Personat që nuk dëgjojnë janë shumë të çiltër. Në momentet që je në luhatje të humorit, ata bëjnë gjithçka që ti të ndihesh shumë mirë”

Në Shqipëri sipas statistikave janë rreth 40 mijë persona që nuk dëgjojnë, por vetëm 76 fëmijë ndjekin Institutin e Gjuhës së Shenjave, shkollën e posaçme për ta.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 01/10/2023 18:08

    Jemi me fat i kemi kojshit tmir,bereqetet e tokës tonë na e qetsojnë shpirtin dhe trupin,ja vlen të punojm,mos ti marim rrugët e botës për nji kore BUK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja