Të kalosh gjysmën e jetës ‘e heshtur’ për hir të profesionit! Rrëfimi i mësueses së Institutit për fëmijët që s’dëgjojnë: Nuk i braktis, më japin kënaqësi

Sot është 52 vjeç dhe më shumë se gjysmën e jetës së saj e ka kaluar me fëmijë të institutit  që nuk flasin e dëgjojnë. Për hir të profesionit mësuesja Evis Gazheli ka zgjedhur të bëj një jetë gjysëm të heshtur.

Ajo thotë se emocionet që i falin këta fëmijë janë të veçanta.

“Sa e vështirë është, aq edhe kënaqësi është. Kur sheh një fëmijë që ka mangësi në komunikim dhe ti arrin çdo ditë ta ndihmosh, të jep edhe kënaqësinë mbas. Kjo jo vetëm për mua por për të gjithë shoqet e mia që kanë punuar me vite për këto fëmijë. Fëmijët çdo personi i vendosin një shenjë. Shenja ime ka lidhje me flokët, me modelin e flokëve”, tha Gazheli.

Në fillim e nisi si mësuese ndihmëse në shkolla të zakonshme, por më pas pavarësisht se i janë ofruar mundësi shumë më të mira, nuk hoqi dorë kurrë nga përkujdesja dhe mësimdhënia ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuar në dëgjim dhe në të folur.

“Me të vërtetë nuk flasin por kanë mënyrën e tyre për të komunikuar me neve. Dashuri falin çdo ditë, të falin që kur hyjnë në këtë derë, mënyra se si të thonë mirmëngjes gjithë dashuri”, tha Gazheli.

Evisi jep mësim në ciklin fillor për nxënësit e Institutit dhe jep të gjitha lëndët speciale që nga gjuha e shenjave e te linguistika.

“Përveç këtij programi të shkollës së zakonshme, të gjithë lëndët zhvillohen në shkollën tonë. Ne zhvillojmë dhe lëndët speciale siç është shqiptimi, leximi oral dhe gjuha e shenjave”, tha Gazheli.

Një thirrje mësuesja e ka për prindërit e fëmijëve që nuk dëgjojnë se duhet të lënë pas stigmat pasi në një shkollë të posaçme, fëmijët e tyre nuk do të ndihen të diferencuar dhe do të marrin gjithë ndihmën profesionale që u duhet për të dalë në jetë.

“Kjo shkollë ka lëndë specifike që i ndihmon këta fëmijë të integrohen me jetën. Siç thashë janë lëndët speciale që zhvillohen në shkollën tonë që ndihmojnë shumë në komunikim. Siç e patë te fëmijët që nisin të flasin. Programi është i njëjtë me shkollat normale”, tha mësuesja.

Instituti i fëmijëve që nuk dëgjojnë ka 79 nxënës në ciklin fillor dhe 19 kanë nisur për herë të parë gjimnazin këtë vit, pas hapjes së arsimit të mesëm edhe për këtë kategori.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!