Të kujdesesh për shëndetin me ndihmën e natyrës/ Algat e detit dhe produkte të tjera që ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve ‘moderne’…(VIDEO)

TIRANË- Të kujdesesh për shëndetin me ndihmën e natyrës është një ndër mënyrat më të mira për të pasur një organizëm të fortë. Në një intervistë në “ Rreze Dielli” folëm me sipërmarrësin Stefan Dhimitri, I cili na tregoi suplementet e ndryshme që mund të përdorim për të luftuar sëmundje të ndryshme apo për të rritur imunitetin e trupit.

Dy produktet më të mira që mund të përdorni për pagjumësinë:

“Natë e qetë- një suplement që ka në përbërje propilis, pasifjor, melisë, të tre këto elemente ndikojnë shumë në qetësinë e sistemit nervor dhe në çlodhjen e trupit gjatë gjithë pushimit. Grogu- një tjetër suplement që përbëhet nga pasifjor dhe me melisë po kështu dhe me mjalt acacia, hidhen dy lugë në ujë të valuar dhe pihen dy orë përpara se të flesh. Ndihmon për një gjumë të qetë dhe rigjenerues” u shpreh ai.

Për personat të cilat kanë probleme me memorien dhe  problemet konjitive sygjerohen këto suplemente:

“Kompleksi memorie- i cili përbëhet nga qumështi bletës, nga ginko që është një produkt që influencon në rritjen e aftësive konjitive, nga xhinseng, i cili është një produkt që gjithashtu përforcon shumë gjithë organizmin, kujtesën dhe aftësitë fizike, intelektuale” tha ai.

Pas ditëve të lodhshme të punës, është e vështirë të qetësohesh, për të arritur qetësinë mendore rekomandohet magnezi:

Magnezi është një element kimik shumë i rëndësishëm për trupin e njeriut që influencon në rritjen e aftësive konjitive dhe në sistemin nervor përgjithësisht për ekuilibrin e sistemit nervor, të qetëson, të bën më të shtruar, të qartëson të gjithë aktivitetin tënd” tha z.Stefan Dhimitri.

Një tjetër produkt shumë i kërkuar, që ndihmon në rritjen e aftësive fizike, intelektuale dhe seksuale rekomandohet konsumimi i xhinsengut, të cilët vijnë në formë  e kapsulës:

“Merren dy kapsula në ditë, të dyja në mëngjes, dhe kanë efekte shumë të mira në organizëm”

Një përzierje me dy elementë që ndihmojnë personat që vuajnë nga dhimbjet muskulore:

 "Kurkuma dhe propolis është një produkt vërtet shumë i goditur për të evituar të gjitha këto sikletet e dhimbjeve muskulore dhe kockore. Kombinimi përvec që heq dhimbjet, influencon në rritjen e imunitetit dhe të dhënies së një lloj gjallërie të të gjithë trupit” shpjegoi ai.

Ai na prezantoi edhe me një tjetër produkt të përbërë nga algat e detit, që ka aftësi të mrekullueshme në organizëm duke ndihmuar në një sërë sëmundjesh si diabeti apo veshkat:

“Një produkt shumë i kërkuar i nxjerr nga një algë, algat e ujërave të ëmbla i cili vjen i kombinuar me qumështi e bletës, pra dhe rritje imuniteti edhe përmirësim të metabolizmit në përgjithësi bën mirë për aparatin tretës, për veshkat për diabetin për shumë sëmundje që jeta moderne po na I bën të përditshme” përundoi ai.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur