Të marrim mbetjet kimike nga
Siria? Ne i kemi në Qafë Mollë

Të marrim mbetjet kimike nga<br />Siria? Ne i kemi në Qafë Mollë
TIRANË - Këto ditë është diskutuar se Shqipëria mund të jetë vendi ku do të depozitohen mbetjet kimike që dalin nga demontimi i armëve kimike në Siri. Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke i bërë thirrje qeverisë që të mos pranojë marrjen e këtyre mbetjeve të rrezikshme.

Por tani gazetari Jeffrey Lewis, në blogun e tij, thotë se në vendin e quajtur Qafë Mollë në Shqipëri ka akoma mbetje kimike. Madje ai thotë se shembulli i keq i Shqipërisë në këtë drejtim tregon se sa problematike do jetë që të dërgohen mbetjet kimike të Sirisë në ndonjë vend tjetër.

Po si është historia?
Në vitin 2002, Shqipëria thotë se ka zbuluar 16 ton me armatim kimik kinez, që daton nga koha e Enver Hoxhës. Tirana kërkoi ndihmë, edhe pse mediat e huaja vunë në dyshim historinë e këtij zbulimi. Ndërkohë, gazeta e njohur amerikane Washington Post shkroi për këtë çështje.

Lajmi e bëri efektin në SHBA dhe më vonë, ish- senatori Richard Lugar vendosi që të ndërmarrë nismën për eliminimin e këtyre armëve. U kontraktua kompania Eisenmann AG dhe ajo solli një incinerator të lëvizshëm.

SHBA dha 45 milion dollarë dhe në korrik të vitit 2007 u deklarua se tashmë 100 përqind e këtyre armëve kimike ishin eliminuar. Ngelej një problem, ku do shkonin mbetjet e këtyre armëve kimike?

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri pranoi që të ndërtonte një vend për të depozituar këto mbetje me ndihmën e BE. Projekti nuk u bë dhe mbetjet nisën që të rrjedhin. Në fillim të vitit 2008, SHBA punësoi një firmë, të quajtur Savant Environmental, që deklaroi se problemi ishte më i rëndë nga sa ishte menduar për shkak se kontejnerët kishin nisur që të rrjedhin, kryesisht arsenik dhe merkur.

Më i rëndë është fakti se tanimë po helmohej toka. Savant Environmental i ripaketoi mbeturinat dhe i vendosi në 20 kontejnerë. Por kontejnerët janë akoma aty, raporton blogu “Arms Control Wonk” dhe sjell disa imazhe satelitore. Në blog thuhet se tani problemi nuk janë më armët kimike, po mbetjet e tyre, që po ndotin ambientin.

Lewis i referohet në këtë shkrim dokumenteve të diplomatëve amerikanë, të rrjedhur nga WikiLeaks. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar dy vjet më parë se këto mbetje kimike nuk rrezikojnë jetën apo mjedisin. Ata thonë se mbetjet kimike janë në kontejnerë dhe ruhen e kontrollohen rregullisht.
 
qafe molle print scren

(Në foto: Artikulli i botuar në blogun e gazetarit, Jeffrey Lewis)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër