TIRANË- Një video e rëndë është publikuar nga mediat, ku thuhet se është momenti kur grupi prej 5 personash dhunuan policin e Tiranës bashkë me vëllanë e tij një ditë më parë. Në video dëgjohen të bërtiturat dhe ulërimat e policit dhe vëllait të tij, të cilët dhunohen me shkopinj gome nga autorët.
Video duket se është xhiruar nga banorët e zonës në sheshin e një pallati në rrugën “Besim Alla”. Në video dëgjohet teksa dy të dhunuarit kërkojnë që të ndalet dhuna, madje në një moment bëjnë edhe një thirrje me zë të lartë që dikush të thërrasë policinë.
“Të mbeta në dorë o Bekim”, dëgjohet duke thënë një prej tyre, i cili i drejtohet dhunuesit.
Ndërsa personi që filmon thotë mes lotësh: “E rrahën”.
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të 2 shtatorit, ku polici dhe vëllai i tij u zunë në pritë nga grupi prej 5 personash. Shkak për dhunën është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur me vëllanë e policit, i cili u kishte para borxh dhe nuk ua kishte kthyer.
Një prej autorëve, 29-vjeçari Blerim Bulica, ka rënë në pranga. Ndërkohë, katër personat e tjerë, që janë përfshirë në ngjarje dhe që kanë dhunuar policin dhe vëllanë e tij janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç, dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.
Gjatë konfliktit, efektivit, i cili ishte jashtë shërbimit, i ka rënë arma në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë e goditjeve që kanë marrë, polici dhe vëllai ndodhen në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.1%
-
Do ndahet nga PD
29.1%
-
Do shuhet
46.8%
Vota total: 585
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Humb jetën motoristi në Tiranë, në aksident të përfshirë edhe 2 automjete (EMRI)
5 Dhjetor, 22:06
-
Rindërtimi pas tërmetit në Kombinat mbyllet në 2028-ën! Në Tiranë kanë marrë banesa 230 familje, nga 1 mijë të prekur
5 Dhjetor, 21:50
-
Dita e vullnetarizmit, të rinjtë në Tiranë: Ndryshimi duhet të nisë nga ne
5 Dhjetor, 18:52
-
Lundër/ Ministrja Koçiu ndjek nga afër një procedurë inspektimi: Plotësoni dokumentacionin e dosjes së kantierit! Asnjë mundësi abuzimi për përfitim
5 Dhjetor, 16:22
-
Elbasan/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi me thikë, pranga 57-vjeçarit
5 Dhjetor, 15:27
-
Tiranë/ Kishte fshehur në oborrin e banesës kokainë në doza, pranga 41-vjeçarit! Lënda narkotike u gjet brenda një ene me oriz (VIDEO)
5 Dhjetor, 14:50
-
Tiranë/ I vodhi me dhunë varësen e floririt 26-vjeçares, pranga autorit nga Kamza (VIDEO)
5 Dhjetor, 12:27
-
Tiranë/ 25-vjeçari godet me mjet prerës të miturin, arrestohet
5 Dhjetor, 12:14
-
Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim grupin me 8 anëtarë! Tre u dënuan me 21.8 vite burg, vijon gjykimi për 5 të tjerët
5 Dhjetor, 10:45
-
‘Lëshoje armën në tokë…policia’, arrestohen dy të rinj në Tiranë, lëviznin të armatosur! Ja çfarë u sekuestrua (EMRAT+VIDEO)
5 Dhjetor, 09:09
-
Të rinj, ekstremë e të dhunshëm, cilat janë arsyet? Propaganda në TikTok dhe platforma të tjera, kur familja e shkollat dështojnë
5 Dhjetor, 09:07
-
Rrugorja e Tiranës bën bilancin e 48 orëve: 3 mijë gjoba për parakalim të gabuar dhe shpejtësi tej normave (VIDEO)
4 Dhjetor, 13:15
KY ESHTE BORGJ DROGJE.... JAN PI KUKSI TE DIJA PALET.... ASH QE TE KUPTOJN TE TJERET....!!!??? ÇE ME BULICAT SDUHET ME U NGEL BORGJ....
PërgjigjuKur ja bejne policit imagjino popullit te thjesht. Eshte ngjarje me e rende se ajo e fushkrujes, ketu rrihet shteti. Krimi nuk ka frike shtetin.
PërgjigjuNje nga arsyet pse populli largohet dhe iken nga vendi i vet jane keto kafsherite qe ndodhin rrugeve.
Me arme ne brez e nuk i mbushi koken asnjerit nga atyre qe e rrahen per vdekje?! Turp, njeri nga ata duhet ta linte koken ne ate rrahje!
PërgjigjuBorxhi lahet me kok. Ska te ngela ste ngela. Jane bo krejt spurdhjak, te kerkojn borxh dhe kujtojn se hajt se ka. Drunin n’myth. Hec aty
PërgjigjuS'ke marrë vesh gjë zotëri. Borxhin e paska marrë vëllai, jo polici. Ai hëngri drunë jo lekët.
Polici paska pasur arme dhe nuk ka qelluar? Tè më kishte ndodhur mua e kisha perdorur armen
PërgjigjuNje pyetje, ky polici shkoi me uniforme apo civil? Se nese ka shku civil me bo si i forte mos me pagu borxhet vellai meqe o polic, nuk duhet te trajtohet si polic, por si qytetar i thjeshte.
PërgjigjuSipas gazetave ishte jashte sherbimit or teeeejjjjj