TË MBIJETUARIT/ Nga shtëpi dy-katëshe në kasolle, e moshuara: Ulërinin muret, u futëm poshtë tavolinës

TË MBIJETUARIT/ Nga shtëpi dy-katëshe në kasolle, e moshuara: Ulërinin muret, u futëm poshtë tavolinës

Rrëfimet e banorëve që i shpëtuan tërmetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
E moshuara në lot tregon tmerrin që pa me sy: Ulërinin muret, u futëm poshtë tavolinës

Servete Hushi nga qyteti i Durrësit, prej 26 nëntorit është detyruar të udhëtoje drejt juglindjes. Mes lotësh që si ndahen për asnjë çast e zërin e dridhur ajo tregon tmerrin e atij mëngjesi tragjik teksa së bashku me familjen përpiqeshin të shpëtonin jetën nga lëkundjet sizmike të së martës, që i morën jetën 51 personave në Durrës e Thumanë.

"Ishim në gjumë. Ulërinë muret. Thamë çfarë është kështu. Thirra gocën. U tmerrua. U futëm poshtë tavolinës.  Na u mbyllën dyert. U bllokuan. Jemi tmerruar, e kemi përjetuar shumë keq. Jam bërë kaq vjeçe nuk kam parë një tërmet të tillë. Nuk duam as lekë, as bukë. Vetëm një shtëpi që të fusim kokën. Një shtëpi duam".

Tmerrin që kanë përjetuar atë mëngjes e tregojnë edhe banorët e fshatit Borizanë, Mamurras e Kurbin. Ndërsa shtojnë se banesat e tyre janë shembur plotësisht  e tashmë po qëndrojnë në një plasmas së bashku me familjen e tyre, mes të ftohtit. Pas tërmetit 6.4 të shkallës riter, që tronditi Shqipërinë, me qindra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre, për shkak se ato janë bërë të pa banueshme, nga dëmtimet që ato kanë marrë.

Ora 14:44
Tërmeti i shkatërroi banesën, njihuni me Besniken, 62-vjeçaren që nuk jeton dot pa libra



Është 62 vjeç, shkodrane dhe nuse në Durrës, prej 40 vitesh, në zonën e plazhit. Nuk më mungon asgjë, thotë Besnikja, akomodimi, ushqimi, madje dhe shoqëria, teksa qëndron ulur e rrethuar nga tre zonja. E pyesim për dëmet dhe presim të na thotë për banesën, por meraku i saj është libraria: dyqani. Në fakt halli I saj I vetëm është libri. “Më gjej një libër të keqen nëna, nuk rri dot pa të, pa lexuar”. Për momentin, reaguam me të shpejtë duke u ofruar një revistë, por refuzoi më te parën. “Dua libra”, vetëm kjo më “ushqen, më mban gjallë”.

Banesa e saj është dëmtuar, në kushte të pabanueshme. Qëndron vetëm me djalin në hotel Fafa, pranë Golemit dhe ndjehet e qetë, tashmë kur kanë kaluar 5 ditë nga tërmeti.

Natyra shkodrane plot humor dhe batuta, shoqëruar me pasionin për librat, e bën Besniken të fortë për të ardhmen. Sa për librin, në holl u gjet një me histori nga lufta partizane në Skrapar. E pranoi, por me mëdyshje. U larguam duke i premtuar se do i sjellim disa libra dhe aty pranoi të pozonte për një foto, e buzëqeshur.


Ora 12:13
Nga një shtëpi dy katëshe në një kasolle plastmasi, banori nga Borizana tregon si i shpëtoi tërmetit: Kemi mbetur jashtë (VIDEO)

Një banor i fshatit Borizane tregon se si i shpëtoi tërmetit dhe tashmë ka mbetur në qiell të hapur. Ai thotë se shtëpia e tij dy katëshe i është shembur plotësisht dhe tashmë po qëndron në një plastmas së bashku me familjen e tij.

1575198841_dani.jpg

"Faleminderit që erdhët dhe më patë. Si e shihni ju tërmeti më shkatërroi shtëpinë. Është e pabanueshme. Nuk mund të futem brenda. Nuk kam mundësi çfarë të bëj. Kam mbetur jashtë. Jam përjashtë në një plastmas. Nuk kam ku rri, nuk kam ku futem brenda. Nëse ka mundësi shteti të bëjë diçka për mua. Të më vlerësojë brenda mundësive. Mundësi për ta ndërtuar vetë nuk kam. Nuk kam çfarë të bëj. Kam mbetur jashtë me gjithë familje", thotë banori.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 01/12/2019 18:53

    ky duhet ndihmuar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë