KOSOVË- Seanca e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit do të zhvillohet të mërkurën, ku pritet t'iu përcaktohet masa e sigurisë.
Seanca do të zhvillohet më 18 nëntor në orën 11:00. Gjykata e Hagës ka thirrur Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe avokatët e tyre mbrojtës që të marrin pjesë në konferencën statusore.
Në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, rregulla 96, thuhet se “Gjykatësi i procedurës paraprake thërret një konferencë mbi ecurinë e çështjes sa më shpejt që të jetë e mundshme, pas paraqitjes së parë të të akuzuarit”.
Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.
Theksojmë që ndryshe nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës (që ka gjykuar ish- presidentin serb Slobodan Milošević) e cila trajtonte të gjitha krimet e kryera në Ish-jugosllavi, kjo Gjykatë Speciale është ngritur nga vetë Kosova në bashkëpunim me BE dhe trajton vetëm ato krime të supozuara të kryera në periudhën mes 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000, të cilat kanë ndodhur ose kanë filluar në Kosovë. Edhe pse të përbëra nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe me seli në Hagë, kjo gjykatë funksionon me Kodin Penal dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës.
Komente








Edhe para kesaj gjykate,te padrejtes se vendosur si drejtesi,do te deilni sic ju takon dhe sic jeni vertet.Trima dhe triumfues,Ju kujtohet kur kthehesghit nga betejat fitimtare e clirimtare.Ashtu perkunder tentimeve dhe skenarve te sajuar nga kush jo,madje edhe nga disa shqiptare,tash edhe "pushtetare"qe sot po heshtin i dkur qe iknin me "bisht ne kembe".Populli i ndjekur dikur,liria e fituar pas 20 shekujve,Kosova e tash e lire,dikur e pergjakur Ju falenderon dhe per keto cfardo "dinim e ndeshkimi",ia vlen te sakrifikosh.Jeni faqe bardh,Jeni clirimtar.Liria ka nje emer.Lira ne forme e permbajt je Ka emrin tuaj UCK. forme dhe permbajtje
Përgjigju