Mban 75-vite mbi supe. Ashtu siç ata pak persona që kanë mbetur në fshatin Qebik të Fushë Arrëzit, edhe Lulash Nika jeton vetem me gruan.
Dita e tyre nis herët. Edhe pse në moshë të thyer, bashkë duhet t’ja dalin të gjitha punëve. Kanë plot prodhime, por siç thonë dhe vetë, nuk ka kush i konsumon.
“Si domatet që janë, qepë, hudhra, gjithë të mirat e Zotit i kam, por s’ka kush i ha”, tha mes të tjerash Nika.
Jetojnë me brengen e largimit të fëmijëve, teksa Lulash Nika thotë se koha erdhi e atillë që t’i shërbejnë botës.
“Sot filloi demokracia dhe po i shtrijmë dorën botës”, tha më tej Nika.
Lulashi e çmon shume vendlindjen, madje thotë se ndoshta fshati Qebik nuk të ofron shumë pasuri, ama qetësinë e shpirtit po.
“Jam 76-vjeç, kam shëndet e takat, por s’kam perspektiv. Nesër dal në orën 5 të mëngjesit, bie në kanal dhe s’ka kush më jep dorën. Nuk ka gjë më të mirë se vendlindja jote për ata që kanë jetë të lumtur. Për ata që s’kanë jetë të lumtur, dalin e thyejnë qafën rrugëve të dynjasë”, theksoi Nika.
Mbarshtimi i bletëve për të është argëtim, ndaj çdo ditë kohën më të bukur e kalon aty.
Lulash Nika jeton me frikën e vetmisë, por është ë vendosur të mos largohet, edhe pse tashmë jeton në një fshat që ka vetëm disa të moshuar.
Fshatrat e veriut po veniten dita ditës teksa shërbimet janë tkurrur e banorët e mbetur ende atje, rendin drejt zonave urbane me qëllim lehtësimin e jetesës së tyre.









Komente
Komento