
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka rikujtuar edhe njëherë 5 propozimet e Partisë Demokratike për mazhorancën në mënyrë që të kihen parasyshë për zonat e prekura nga tërmeti. Basha ndër të tjera shkruan se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në Durrës, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të ndal ‘dimrin ekonomik’ në këtë qark.
"Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve. Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste." shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
MOBILIZIMI/ Spiropali: PD të vijë në tryezën e rindërtimit! Basha takim me banorët në Manëz: Po diskriminohen...








