Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi gjysmë milioni gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë

Gati 300 mijë pilotë të rrugës janë gjobitur përgjatë vitit 2024 për qarkullimin me shpejtësi mbi normën e lejuar, të konsideruar si shoferët më të rrezikshëm, jo vetëm si burim aksidenti, por me riskun më të lartë të vdekshmërisë.

Nëse deri dje, shoferët ruheshin të ulnin shpejtësinë sapo shihnin policin, vendosja në akset kyçe të vendit të makinave inteligjente, që kapin automatikisht shpejtësinë mbi normat e lejuara, ka futur në rrjetë 299,153 shoferë që duket se rrugën e kanë kthyer në pistë garash.

Po kaq ndikues për të shkaktuar aksidente, shoferët që bëjnë parakalime të gabuara, përgjatë vitit që lamë pas, janë ndëshkuar me mbi 86 mijë gjoba nga policia Rrugore.

Ende larg kulturës për të siguruar veten dhe të tjerët sapo futesh në automjet, drejtuesit e makinave në vend janë ndëshkuar me mbi 60 mijë masa administrative për mos vendosjen e rripit.

I kthyer në një problem social që po ndikon jo vetëm rininë por mbarë njerëzimin, varësia nga celulari nuk ndalet as kur drejtohet makina. Me një dorë në timon e një dorë në telefon, përgjatë 2024-ës, policia rrugore ka lëshuar mbi 40 mijë gjoba. Shifër e njëjtë edhe për drejtuesit e motoçikletave të cilët nuk kanë përdorur kaskat mbrojtëse.

Një prej shkeljeve më të rrezikshme të qarkullimit rrugor, e cila në jo pak raste ka rezultuar fatale brenda zonave të banuara, kalimi me semafor të kuq, është mbyllur me 210 gjoba.

Ndryshe nga kjo panoramë, ndërgjegjësim shoferët duket të kenë pasur, tek alkooli. Masat administrative gjatë një viti, vetëm 4800 të tilla, shfaqin kujdesin e shoferëve për të mos drejtuar makinën kur janë të dehur duke gjetur si zgjidhje taksitë.

Në total, për këto shkelje të vlerësuara si më të shpeshtat nga drejtuesit e automjeteve, policia ka vendosur më shumë se gjysmë milionë gjoba në 2024-ën në të gjithë vendin, ku të pandëshkuar nuk kanë mbetur as këmbësorët, ata që përdorin biçikleta e skuter elektrikë, me 2,302 gjoba në total.

 

TABELË
299,153 - shpejtësi tej normave të lejuara
4,79       - nën efekt të alkoolit
61,114   - pa rrip sigurimi
41,455   - përdorim celulari
86,654   - parakalim i gabuar
40,217   - pa kaskë
210        - shkelje semafori
2.302     - shkelje nga këmbësorë dhe çiklistë

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 11/01/2025 19:18

    O shtet Mashtrues mos ke harruar te deklarosh masat administrative te vendosura per parkim te gabuar?!Apo mos ndoshta shuma e arketuar nga parkimet e gabuara e kalon 2 milion€ dhe do ta anashkalosh si informacjon…

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 11/01/2025 18:29

    "Fajin e kane kalimtaret"!

    Përgjigju
  • Populli: 11/01/2025 17:51

    Ai ka vite qe shkel ligjin ju i jepni nje dekorate te fundit me sisteemin bonus-malus te sigurimeve… Duhet ti hiqet patenta budallenjve se po vrasin njerez rrugeve…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)