Mëngjesin e së premtes një hotel në Havana u përfshi nga flakët , pas një shpërthimi të fuqishëm, ku shkaku mendohet të ketë qenë një rrjedhje gazi.
Si pasojë e shpërthimit vdiqën të paktën 22 persona dhe 64 u plagosën.
Sipas raportimeve të autoriteteve shtetërore në Kubë, një rrjedhje gazi mendohet të jetë shkaku i shpërthimit në Hotel “Saratoga”.
“Gjithçka tregon se shpërthimi u shkaktua nga një aksident”, tha Zyra Presidenciale Kubane në një postim në Twitter.
Sipas të dhënave paraprake, në mesin e viktimave është një fëmijë dhe një grua shtatzënë.
Presidenca tha gjithashtu se 64 persona janë shtruar në spital me lëndime, përfshirë 14 të mitur.
Televizioni shtetëror kuban tha se ende mund të ketë të mbijetuar, por që gjenden të bllokuar në bodrumin e hotelit të shkatërruar.
Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë fasadën e dëmtuar e të të paktën tre kateve të ndërtesës ndërkohë shihet dhe reja e pluhurit që ngrihet rreth mbeturinave të hotelit.
Hoteli u ndërtua në fund të shekullit të 19-të dhe, në vitet 1930, ishte një nga hotelet më të rëndësishëm në qytet. Ajo ka 96 dhoma që nga rihapja në 2005 pas rinovimit, sipas faqes së saj së internetit . Në dyert e saj kanë kaluar personalitete te njohura si shkrimtari Rafael Alberti.
S.C/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.5%
-
Jo
18.9%
-
Ndoshta
10.6%
Vota total: 896
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë
27 Qershor, 20:56
-
Claudia, rrëfimi se si ndërroi një shtet
7 Qershor, 20:24
-
Claudia Sheinbaum, 'doktoresha', gruaja e parë presidente në Meksikë
3 Qershor, 10:18
-
Meksikë, votuesit pritet të zgjedhin për herë të parë një grua në krye të vendit
2 Qershor, 21:16
-
VIDEO/ Ambasadori u drejton automatikun punonjësve të ambasadës, shkarkohet nga detyra
1 Qershor, 07:17
-
Meksikë, ekzekutohet me plumb në kokë kandidati për kryetar bashkie
30 Maj, 14:35
-
Meksikë/ Shembet skena gjatë një tubimi politik, nëntë të vrarë, mes tyre një fëmijë! 50 të tjerë të plagosur
23 Maj, 09:43
-
Meksika i prish marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pas bastisjes në Ambasadë
6 Prill, 15:56
-
SKEDA/ Arma sekrete ruse kundër agjentëve të FBi e CIA! Çfarë është sindroma e Havanës, cilat janë simptomat dhe rastet më të famshme
1 Prill, 16:52
-
Putin pas zgjedhjeve paralajmëron Perëndimin se një konflikt Rusi-NATO është vetëm një hap nga Lufta e Tretë Botërore
18 Mars, 09:43
-
'Ëndrra të bukura'! Meksikanët shënojnë Ditën Botërore të Gjumit duke dremitur
16 Mars, 18:44
-
Meksikë, kisha e zhytur në ujë rishfaqet në sipërfaqe! Për popullatën është ogur i keq (VIDEO)
13 Shkurt, 07:39