Të paktën 72 gjermanë dhe 49 spanjollë mes viktimave të avionit të ”Germanwings”
BERLIN, 25 mars /ATSH-AFP/ – Avioni i ”Germanwings” që u rrëzua në Francë transportonte sipas informacioneve aktualisht të disponueshme 72 pasagjerë të kombësisë gjermane, deklaroi sot drjetuesi i kompanisë. Thomas Winkelmann njoftoi gjithashtu për 35 qytetarë spanjollë, një shifër e ulët me atë të komunikuar më herët nga Madridi, 49 shtetas spanjollë, por shtoi se […]
Avioni i "Germanwings" që u rrëzua në Francë transportonte sipas informacioneve aktualisht të disponueshme 72 pasagjerë të kombësisë gjermane, deklaroi sot drjetuesi i kompanisë.
Thomas Winkelmann njoftoi gjithashtu për 35 qytetarë spanjollë, një shifër e ulët me atë të komunikuar më herët nga Madridi, 49 shtetas spanjollë, por shtoi se kombësia e disa pasagjerëve nuk ishte zbardhur ende.
"Të paktën 49 spanjollë bënin pjesë mes 150 të vdekurve të avionit 'Germanwings"' njoftoi sot sekretari i Shtetit spanjoll për Sigurinë.
"Aktualisht ne kemi identifikuar 49 viktima spanjolle", deklaroi Francisco Martinez në një konferencë shtypi pasi shpjegoi se autoritetet kishin mundur të hartonin këtë listë duke e krahasuar atë të pasagjerëve me të dhënat e njoftuara nga të afërmit e viktimave të aksidentit.
Numërimi është i vështirë veçanërisht nga prania në bord e personave me dy kombësi.
"Germanwings" filial i "Lufthansa"-s ka kontaktuar me 123 familjarë të viktimave dhe për 27 të tjerë ata kërkojnë të vendosin kontakte me ndihmën e ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme.
"Objektivi ynë është t'i japim çdo familjeje përkatëse një mbështetje", theksoi Winkelmann.
Mes kombësive të tjera të pranishme, "Germanwings" ka regjistruar dy qytetarë amerikanë, dy australianë, dy venezuelianë dhe dy argjentinas, një kolumbian, një japonez, një danez, një holandez, një izraelit.
"Germanwings" dhe "Lufthansa" kanë vendosur ekipe mbështetëse për të ndihmuar të afërmit e viktimave në Barcelonë, nga ku u nis avioni, në Dyseldorf që ishte destinacioni si dhe në Frankfurt dhe Mynih.
Nesër një avion do të niset nga Dyseldorfi dhe një tjetër nga Barcelona për në jug të Francës, për të dërguar familjet e viktimave në afërsi të vendit të aksidentit./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4232
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02