Një ciklon tropikal ka shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë personave në Vanuatu, - tha të shtunën UNICEF duke konfirmuar viktimat e para nga një prej stuhive më të fuqishme të ndodhura së fundmi.
 
Punëtorët e ndihmës së shpejtë janë shprehur se numri i viktimave mund të jetë akoma më i madh ne ishujt e Paqësorit. Cikloni Pam ka qenë aq i fuqishëm aq sa në të gjithë zonën asnjë pemë nuk ka qëndruar në këmbë.

Gjithashtu, flitet edhe për të tjerë të vdekur nga stuhia në zona të tjera.
 
"Për fat të keq, ne nuk kemi asnjë informacion konkret nga Port Vila, çka është në vetvete një shenjë e keqe", është shprehur zëdhënësja e agjencisë së ndihmës së OKB-OCHA.