'Të pergatitemi për një skenar të keq në vjeshtë', mjeku Ulqinaku: Nëse do të ketë një valë të dytë jemi të pambrojtur

Për sa i takon situatës nga koronavirusi në vend të dhënat duket se janë premtuese, por në vjeshtë duhet të përgatitemi për një skenar të keq lidhur me një valë të dytë të COVID-19. Kështu u shpreh mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku në një lidhje skype për Report TV në emisionin Repolitix të gazetarit Denis Minga.

"Të dhënat janë premtuese. Kemi shifra që na bëjnë të mos shqetësohemi. Me shifrat që kemi nuk është problem për sistemin tonë shëndetësor. Me rritjen e temperaturave ka virulencë më të ulët. Por duhet të përgatitemi për një skenar të keq në vjeshtë. Nëse ruajmë distancimin fizik mund ta kalojmë më lehtë, në vjeshtën e vonë apo më dimër. Për momentin nuk shoh vend për panik. Për sa i takon testeve seriologjike, janë kryer disa prej tyre. Sado që ne të bëjmë një shumëzim me 10, prapë shifra është shumë e vogël në raport me pritshmërinë. Numri i të prekurve sot është si kur të jenë të vaksinuar. Janë bërë disa teste në QSUT tek ‘Nënë Tereza’, por me shifra të vogla", sqaroi mjeku Ulqinaku.

Mjeku u shpreh se nëse do të ketë një valë të dytë të koronavirusit në vendin tonë, ne jemi të pambrojtur, por hapjen e çerdheve dhe kopshteve në qershor nuk e sheh si problem.

"Jemi shumë larg imunizimit të fundit. Jemi të pambrojtur nëse do ketë një valë të dytë në vjeshtë. Themi me bindjen se për hapjen e kopshteve dhe çerdheve nuk jam i shqetësuar. Nuk ka asnjë problem. Skenarin më të keq në vjeshtë", tha mjeku epidemiolog.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alberti: 13/05/2020 10:09

    Ore na mbytet ju me keto lajme!Sot nxirni njerin qe thotë nje gjë,te nesërmen nxirni nje tjetër qe thote krejt te kunderten.Po perhapni panik e po shkaktoni stres te njerezit me shume se virusi.jeni bere kazan dhe ju

    Përgjigju
  • Sula: 13/05/2020 03:14

    Cna gjeti me kete coronen ,mund te na rikthehet ne vjeshte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat