Dy muaj nga mbledhja e fundit zhvilluar më 8 Korrik 2016, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet ditën e premte ndërsa në rend të ditës është caktimi i dy kryetarëve të gjykatave përcaktësisht asaj të Lezhës dhe Elbasanit.
Report TV ka mësuar nga burime pranë KLD-së se kjo mbledhje do të drejtohet nga Presidenti Nishani njëheraz kreu i KLD-së.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë mblidhet këtë herë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese ndryshime keto të cilat KLD e shkrijnë si institucion duke krijuar Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Por deri në krijimin e KLGJ, KLD do të jetë funksionale deklaruan burimet kjo për shkak se është institucioni i vetëm që ka tagrin për të ndërhyrë në mbarëvajtien e sistemit të drejtësisë.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com