‘Të protestosh nesër apo jo’, Boçi: Iu ftoj të mbroni të ardhmen e fëmijëve tuaj

Të ftuar në studion e Report tv në emisionin, “Repolitiks”,me temë “ të protestosh nesër apo jo”, të gazetarit, Denis Minga, ishin: Fatos Klosi ish kreu i SHISH, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, Ilir Kalemaj analist dhe Plator Nesturi pedagog, ku diskutuan temën lidhur me protestën e opozitës ditën e nesërme. Pasojat dhe efektet që sjell protesta, solli debate midis panelit, ku secili nga të ftuarit dha opinion e tij lidhur me këtë çështje. 

Të protestosh apo jo nesër. Në fjalën e tij përfaqësuesi i PD, Boçi u shpreh:

Jemi në momentin kur një ministër i brendshëm, ka një skandal që nuk mund të vazhdojë. Situata e protestave nuk duhet keqinterpretuar, ka 5 vite qeverisje dhe përgjegjësia i kalon qeverisë për mosfunksionimin e institucioneve. Vota nuk është fat i mirë apo i keq. Videoja nga PD, doli si një garanci për jetën e personave në fjalë. Zgjedhjet me këtë kryeministër që i vjedh zgjedhjet, që qeveris me ketë qeveri të korruptuar, duhet rrëzuar. PD e ka shprehur qëndrimin e saj: qeveri antimafia. Ky term përdoret me qëllim për të luftuar krimin, është shumë e domosdoshme shkëputja e krimit nga politika. Nga ana e drejtimit ekonomik Shqipëria është drejtua  nga zhvillimi i krimit. Mazhoranca kërkon që të miratohet reforma e zgjedhore. Ne duam zgjidhjen e problemeve. Sovrani me anë të votimeve do kërkojë një qeveri antimafia. Një nga mënyrat është protesta. Protesta është vendosur 4 orë sepse është me urdhër politik. Apeli im i ftoj të gjithë qytetarët që janë të prekur nga krimi, të rinjtë që nuk kanë asnjë perspektivë në këtë vend, të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve.

Luçiano Boçi

Ndërsa ish kreu i SHISH Fatos Klosi u shpreh:

"Çështja e babales” u përdor politikisht, ndërkombëtarët duan që dikush të mbajë rregullin në Shqipëri. Unë jam i ftuar nesër në protestë dhe do ta ndjek.

Fatos Klosi

Analisti Ilir Kalemaj, lidhur me protestën e nesërme u shpreh se:

Është legjitime protesta? Qeveria është gjithmonë problemi, jo opozita. Qeveria është në kundërshti me verten e saj, nga ana tjetër e ridikuluzion protestën thotë është e babales, por nga ana tjetër del policia dhe thotë ne kemi profile të njerëzve që do protestojnë, kjo është për tu trembur, mjete frenimi që i shkojnë regjimeve autoritariste.. Kryebashkiaku i Tiranës ka trajtuar protestën si kërcënuese në mediet e huaja, kjo është e turpshme. Tek ne për fat të keq shoqëria civile nuk ngrihet, ka kaluar në një katalizator, nëse opozita nuk ka një strategji, tani po e kauzojnë që ka strategji, kjo që kërkohet është një qeveri antimafia. Të gjitha raportet e huaja kanë thënë që Shqipëria është një vend praktikimi kanabisi. Arsye tjetër pse kërkohet kjo qeveri është çështja e vettingut. Kjo do varet nga mobilizimi i qytetarëve, nga shume faktorë.

Ilir Kalemaj

Plator Nesturi u shpreh:

Kemi kohë që kemi hyrë ne një krizë politike, protesta ose do e thelloje ose do e zgjidhë situatën. Kemi shumë arsye për të protestuar sot, janë shumë motive për të bërë protestë. Në këtë aspekt nuk ka asnjë problem. Por ca ndodh pas protestave, këto nuk çojnë në zgjidhje, por në marrëveshje politike që çojnë në pazare politike më pas. Çështja është që ju ankoheni që institucionet nuk bëjnë punën e tyre. Qeveria Rama është e detyruar të paguajë kosto politike, me shumë të drejtë opozita do dojë te uli besueshmërinë e qeverisë. PD duhet të ulet në tavolinë me mazhorancën. Të dyja palët duhet të ulen. Nëse kemi një eskalacion të mëtejshëm të krizës, duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët, në raste kur kemi situatë krize, ka dy fajtorë. Nuk shikoj zgjidhje tjetër. Ne kemi një element që na pengon, kemi zgjidhje politike të gjerave, kjo sjell një ngërç që bëhet pengesë për gjithçka.

Plator Nesturi 

Pyetjes se nëse do të jenë të pranishëm në protestë, të ftuarit u përgjigjën se do ta ndjekin protestën, pavarësisht nga afër apo larg.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 26/05/2018 07:44

    Me ke do mbrojme te ardhmen e femijve me Lulin dhe me.Saliun?apo me Ramen dhe Ballen?? Shkurt fare nje m*t jeni te dyja palet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja