Të rejat mbi Obstetrikën, Gjinekologjinë dhe Ekografinë
Reduktimi i vdekshmërisë foshnjore dhe parandalimi i lindjes parakohe të nënës, kanë qenë kryefjala e diskutimeve, që mblodhi bashkë gjinekologët më të mirë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, në kongresin e 7 të organizuar në vendin tonë.
TIRANË- Reduktimi i vdekshmërisë foshnjore dhe parandalimi i lindjes parakohe të nënës, kanë qenë kryefjala e diskutimeve, që mblodhi bashkë gjinekologët më të mirë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, në kongresin e 7 të organizuar në vendin tonë. Në shkëmbimin e eksperiencave të mjekësisë për gjinekologjinë dhe obsetrinë ishin të ftuar dhe mjekë të huaj, të cilët referuan të dhënat e tyre në lidhje me të rejat e fundit në këtë fushë mjekësore.
Ajo që është theksuar si prioritare, duket se ka qenë shëndeti i nënës dhe fëmijës edhe pse për këtë të fundit, avancimi i teknologjisë ka bërë që të parandalohet lindja e fëmijëve handikapë.
Drejtues i këtij kongresi ishte Prof.Dr. Orion Gliozheni, i cili është dhe presidenti i Shoqatës Shqiptare të Mjekësisë Prenatale. Kjo shoqatë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Universitetin e Mjekësisë dhe spitaleve private organizuan këtë kongres shkencorë për gratë shtatëzëna.
“Kjo lidhet kryesisht me vlerësimin e hershëm të riskut për gruan dhe beben e saj. Diagnostifikimin e hershëm të anomalive fetale si dhe masat parandaluese apo trajtimin më të mirë të porsalindurve të fëmijëve ne peshë të vogël”, tha mjeku Orion Gliozheni gjatë fjalës së tij.
Por, problem për mjekun Gliozheni vijon të jenë lindjet e parakohshme, çka rrisin riskun e jetëgjatësisë së foshnjës.
“Vdekshmëria e të porsalindurve në moshë të vogël është 40 herë më e lartë se ajo e fëmijëve të lindur në kohë. Dëmtimet e sistemit nervorë të fëmijëve para kohë janë rreth 10 herë më të shpeshta nga ato të fëmijëve të lindur në kohë. Prapambetja mendore është rreth 5 herë më e madhe se ato të lindur në kohë”, tha mjeku Gliozheni.
Zv/ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi, vlerësoi lehtësirat monetare që shteti ka vënë në dispozicion të grave shtatzëna, në rastin konkret të eko-ve falas në gjithë periudhën e shtatëzanisë. Por prioritare sipas saj, mbetet infrastruktura spitalore që vjen në investime bashkëkohore.
“Në Shqipëri, për fatin e mirë, fekondimi in-vitro ekziston në sektorin privat dhe kjo do të shkojë edhe në atë publik. Por, kjo duhet të zhvillohet pak më tej në Shqipëri”, tha zv/ministrja Ekonomi gjatë fjalës së saj.
Por, a kanë informacionin e duhur gratë dhe vajzat sa i takon shtatzanisë dhe atë që ofrohet nga spitalet tona? Duket se media zë rol kryesor, e për këtë, në konferencë një vend i veçantë i ishte rezervuar dhe gazetarit
Carlo Bollino, që ka treguar interesin e tij sa i takon çështjeve të shëndetësisë, konkretisht "kancerin në gji".
“Kontributi që duhet ta japim duhet të fillojë nga një bashkëpunim reciprokë. Nga një shkëmbim informacionesh më të ngushta dhe nga një ftesë reciproke në aktivitetet tona. Përveç rolit kryesor që gruaja luan në familje, brenda shoqërisë, brenda ekonomisë së një vendi gratë kanë edhe këto kompetenca të veçanta që i ka caktuar zoti për të krijuar jetën”, tha gjatë fjalës së tij në këtë konferencë gazetari Carlo Bollino.
Kongresi shkencor do të mbahet nga data 14 deri në datën 16 mars.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.4%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 844
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?
29 Tetor, 16:05
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor, 14:53
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
Carlo Bollino: Nga Franca paralajmërim për Berishën, populli mund të bashkohet kundër opozitës kur e konsideron më të rrezikshme se qeverinë
9 Korrik, 13:16