Lirimi i Saimir Tahirit nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ndonëse nuk u komentua nga PS duke vijuar traditën e mosdiskutimit të vendimeve të drejtësisë, por nga ana tjetër festimet nuk kanë munguar. 

Janë simpatizantët e FRESSH-it Njësia Bashkiake nr.6 në kryeqytet, zona elektorale ku Saimir Tahiri u zgjodh deputet, të cilët kanë festuar me fishekzjarre mbrëmjen e sotme lirimin e ish-kryetarit të PS për degën e Tiranës. 

Saimir Tahiri ishte në arrest shtëpie prej datës 12 maj pas vendimit të Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Ndërsa sot ai u la i lirë nga Gjykata e Apelit. Avokati mbrojtës, Maks Haxhia tha se Prokuroria nuk ka prova ndaj klientit të tij. Hetimi ndaj Tahirit do vijojë në gjendje të lirë.