Studentët dhe ambasada greke mbjellin pemë, Veliaj: “Revolucioni i gjelbër i Tiranës"

Tek parku i liqenit Artificial dhe atij të Farkës janë shtuar edhe 150 rrënjë ullinj. Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 mijë pemëve iu bashkuan edhe nxënësit e kolegjit greko-shqiptar “Arsakeio” dhe ambasadorja e Greqisë, Eleni Sourani. Gjithashtu, edhe një grup studentësh nga “Qyteti Studenti” mbollën 65 drurë dekorativë në lulishtet përreth mjediseve ku jetojnë. I pranishëm ishte dhe Kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili u shpreh mjaft entuziast për këtë nismë duke theksuar:
 
Jam shumë i lumtur që, teksa i afrohemi finishit të qëllimit tonë për 100 mijë pemë, miqtë tanë nga ambasada greke dhe stafi i tyre na kanë dhuruar 150 ullinj cilësorë nga Greqia. Një pjesë e tyre do të jenë këtu në Parkun e Liqenit, pjesa tjetër në parkun e Farkës ”, tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
 
Ai ftoi që nisma e ambasadës greke në Tiranë të ndiqet edhe nga përfaqësues të tjerë diplomatikë, që të lënë gjurmën e tyre gjatë kohës së shërbimit në kryeqytetin shqiptar. “ Janë ndër të parët që i janë bashkuar kësaj nisme dhe besoj që në shembullin e tyre edhe ambasadat e tjera do na ndihmojnë. Kështu, do kenë mundësinë të thonë se kur shërbeva në Shqipëri, mbolla pemët e mia dhe u bëra pjesë e revolucionit të gjelbër të Tiranës ”, deklaroi Veliaj.
 
Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit duke u shprehur: " Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e kësaj nisme të kryebashkiakut dhe të shohim që këto zona zbukurohen gjithnjë e më shumë. Jemi miq, jemi fqinj, e duam të sjellim tek ju diçka që e kemi në zemër, pemën e ullirit. Është simbol prej mijëra vitesh dhe simbolizon paqen dhe begatinë ”, tha Sourani.
 
Por, nismës së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan edhe të rinjtë e “Qytetit Studentit”, të cilët mbollën 65 drurë dekorativë, që do t’i shtojë hijeshinë lulishteve mjediseve përreth bujtinave. “Jam i bindur se kjo fushatë do të kthehet në standard për angazhimin publik në qytetin tonë.  falenderoj nga zemra gjithë qytetarët që u bënë pjesë, por sidomos studentët ”, u shpreh Veliaj.
 
Drejtoresha e “Qytetit Studenti”, Anila Shehu, tha se mbjellja e pemëve krijon një mjedis më të shëndetshëm për studentët. Një kontribut të rëndësishëm për mbjelljen e këtyre pemëve të reja dhanë edhe fondacioni “Rikthe Buzëqeshje”, si edhe grupi i biologëve të gjimnazit “Sami Frashëri”.

a.m/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje