Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në facebook, një video teksa protestuesit marshojnë drejt zyrës së tij, e disa të rinj të tjerë vijojnë lojën në fushat sportive pranë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit'.
Videon shefi i qeverisë e ka shoqëruar me shkrimin “me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë”.
Protestat e qytetarëve zhvillohen prej 1 muaji. Siç shihet dhe nga video e postuar nga Rama, pjesëmarrja dukshëm është më e ulët. Fillimisht protestat u nxitën nga investimi prej afro 4 miliardë dollarësh i planifikuar për në Zvërnec, duke vijuar më pas me kërkesat për dorëheqje të qeverisë e largimit të gjithë klasës politike që ka dominuar vendin në 36 vitet e fundit.
Komente












Sa bukur! Kjo esht arritur nen udheheqjen tuaj.
PërgjigjuBukur! Jo vetem Tirana por e tere Shqiperia eshte bere si Europa. Shqiperia esht nje vend ku duhet te zoteroje demokracia. Kushdo qe ka pretendime politike per te qeverisur duhet te veproje sipas ligjit dhe jo si i paditur. Investimet Jane te domosdoshme per zhvillimin e vendit dhe jam e sigurt qe Z. Kryeminister si lider qe esht po I ben ne menyre te kontrolluar pa e penguar popullin qe te shijoje perlat shqiptare. Askund nuk ka perfeksion , duhet te beni durim. Duhet te punoni shume qe te arrini dicka ashtu sic bejne emigrantet.
PërgjigjuMos u dorezo se kilometri i fundit asht.
Përgjigju