Të rinjtë shqiptarë po lënë nënshtetësinë, por dyfishohet numri i shtetasve që morën pasaportë shqiptare

Numri i personave që kërkojnë azil ra ndjeshëm në 2022, pas rritjes që kishte shënuar në 2021, si rrjedhojë e ardhjes së shtetasve afgane, që i ikën luftës, dhe erdhën përkohësisht në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane.

Në 2022 kishte vetëm 125 kërkesa për azil, nga 2533 në 2021, sipas INSTAT. Në të kundërt, është shtuar numri i shtetasve që marrin pasaporte shqiptare, që në 2022-shin ka shënuar një nivel rekord. Në 2022 kishte 1.527 shtetas që morën nënshtetësinë shqiptare, nga 711 vitin e mëparshëm. 81% e tyre ishin nga Kosova, të tjerët nga Italia, Turqia e Siria.

Një tjetër tendencë është lënia e nënshtetësisë shqiptare. 721 persona nuk mbajtën më pasaportën e vendit mëmë, pothuajse në të njëjtat nivele me vitin e kaluar. Kryesisht janë të rinjtë që po e lënë nënshtetësinë. Grupmosha nga 20-39 vjeç përbënte rreth 65% të personave që kanë lënë nënshtetësinë shqiptare.

Azilkërkuesit në Shqipëri

Referuar Drejtorisë së Azilit dhe të Huajve, si dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, në 2022, rezultojnë 125 azilkërkues, duke pësuar një ulje të ndjeshme, krahasuar me një vit më parë. Azilkërkuesit me origjinë nga Afganistani zënë 28,8% të azilkërkuesve gjithsej dhe rezultojnë 36 persona.

Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, vërehet se numri më i lartë i azilkërkuesve është me origjinë nga Afganistani me 36 azilkërkues, duke vijuar me 27 azilkërkues nga Ukraina. Gjatë vitit 2022, rezultojnë 24 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, nga këto raste 10 i përkasin shtetasve me origjinë nga Afganistani, 6 shtetasve me origjinë nga Egjipti, 5 shtetasve nga Siria dhe 3 raste shtetasve nga Tunizia.

Fitimi dhe lënia e shtetësisë Shqiptare

Në 2022 rezultojnë 1.527 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 114,8%, krahasuar me vitin 2021. Po të analizojmë të dhënat sipas gjinisë, vëmë re se 931 persona, që kanë fituar shtetësinë Shqiptare, janë meshkuj dhe 596 femra. Vihet re një dominim i meshkujve me 61,0%.

Në 2022, rezultojnë 721 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar një rënie me 0,4%, krahasuar me vitin 2021. Po të analizojmë të dhënat sipas gjinisë, vëmë re se 406 persona, që kanë lënë shtetësinë Shqiptare janë femra dhe 315 meshkuj. Vihet re një dominim i femrave me 56,3%.

Duke analizuar vendin e origjinës të personave që kanë fituar shtetësinë Shqiptare, vërehet se 85,1% e përbëjnë ato me origjinë nga Kosova, 4,3% me origjinë nga Turqia dhe 2,1% me origjinë nga Italia.

Gjatë 2022, 27,1% e personave që kanë fituar shtetësinë Shqiptare i përkasin grup-moshës 30-39 vjeç, e ndjekur nga grup-mosha 40-49 vjeç dhe 20-29 vjeç respektivisht me 20,3% dhe 19,1%.

Për personat që kanë lënë shtetësinë Shqiptare, grup-mosha që dominon është 30-39 vjeç me 48,3%, e ndjekur me grup-moshën 40-49 vjeç dhe 20-29 vjeç respektivisht me 22,1% dhe 16,5%./Monitor

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja