Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 fshatin Gjorm në rrethana ende të paqarta.
I riu Veron Pasha, me plagë në këmbë është transportuar fillimisht nga i vëllai i tij në spitalin e qytetit, e më pas është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia është në pritje të deklaratës së 22 vjecarit. I vëllai i tij ka dëshmuar se nuk ka dijeni për çfarë ka ndodhur dhe se kush është autori i plagosjes.
“Më datë 25.07.2026, rreth orës 19:00, është dërguar në spital shtetasi V. P., 22 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje”, njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Komente









Ky Laçi sikur nuk ekziston polici! Ose janë bandat që nuk pjerehin fare për policin.
Përgjigju