Dukagjin/ Në kërkim për vrasje të dyfishtë, RENEA plagos me snajper 52-vjeçarin! Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe me armë në dorë tentoi të largohej

Ardian Narkaj, 52 vjeç, i shpallur në kërkim për një vrasje, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Dukagjin të Shkodrës, gjatë një operacioni të forcave RENEA për kapjen e tij.

Bëhet me dije se Narkaj qëndronte i fshehur në një stan në fshatin Razëm, ndërsa forcat RENEA e mbanin nën vëzhgim prej 10 ditësh, pasi të zonës kishin informuar për një person që lëvizte me armë zjarri

RENEA zbarkoi mbrëmjen e djeshme në Razëm, por Narkaj nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, duke tentuar të largohej, ndërsa mbante në dorë një armë pistoletë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 52-vjeçari ka hapur zjarr ndaj forcave RENEA. Për pasojë forcat RENEA kanë reaguar duke qëlluar me snajper në drejtim të 52-vjeçarit me qëllimin për ta neutralizuar. Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes u gjet një pushkë me fishekë në fole gati për qitje

Narkaj u dërgua fillimisht në Spitalin e Shkodrës, por për shkak të plagëve të marra, ai u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku mësohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Ardian Gjelosh Narkaj, 52 vjeç, ishte në kërkim nga policia prej 10 vitesh. Narkaj rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Shkodrës me 21 vite burg për dy vepra penale, “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”. Apeli i Shkodrës ka folur dy herë me të njëjtin vendim, pasi çështja e tij me vendim të Gjykatës së Lartë u kthye për rigjykim për herë të dytë në vitin 2015. 52-vjeçari është dënuar për vrasjen e dyfishtë të Ton Ulaj dhe Gjergj Shotaj, ngjarje kjo e regjistruar në vitin 2008 në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga policia për vepra të tjera penale. 

Narkaj u dënua nga Gjykata e Apelit Shkodrë me 21 vite burg burg. Por Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë prishi vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Shkodër, duke kthyer për rishqyrtim në vitin 2015 çështjen.

Por në çfarë rrethanash ndodhi vrasja e 13 viteve më parë?

Ardian Narkaj së bashku me babanë dhe bashkëshorten e tij kanë shkuar në qendër të fshatit Bratosh për të blerë ushqime me makinën e tij. Pasi kanë blerë ushqimet AI është ndaluar nga Tonin Ulaj, i cili i ka thënë se perse nuk i binte borisë, kur afrohej në qendër të fshatit, pasi sipas Ton Ulajt, Ardiani e dinte se kërkohej nga policia. Më pas, debati mes tyre është acaruar dhe Toni e ka akuzuar se i spiunonte në polici. Ardiani e ka mohuar një gjë të tillë. Ardiani dhe Toni kanë shkuar në shtëpinë e Gjek Narkaj për të sqaruar situatën, kanë thërritur edhe Gjergj Shotajn, kanë ikur në lokal dhe kanë pirë pije alkoolike. Më pas janë nisur për te shtëpia e Gjergj Narkajt. Pasi janë afruar rreth 600 metra shtëpisë janë dëgjuar të shtëna armë. Toni ka dalë i pari nga makina dhe Gjergji ka dalë më pas, duke kapur Ardianin për qafë. Sipas deklarimit të Ardian Narkajt, dy viktimat kishin armë zjarri, Shotaj një automatik, ndërsa Ulaj kishte një pistoletë dhe një pushkë të gjatë. Pasi kanë zbritur në tokë, të dy viktimat kanë filluar të gjuanin në drejtimin nga vinin krismat. Në tmerr e sipër, Ardjan Narkaj ka marrë një thikë dhe ka qëlluar Toni Ulajn. I ka marrë po ashtu edhe pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të të dyve.

1627197198_narkaj2.jpg

Ardian Narkaj

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e dënimit nga Gjykata e Lartë për ARDIAN NARKAJ)

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
Plagosja e 52-vjeçarit në Dukagjin, Policia jep detaje për dinamikën e ngjarjes: Nuk iu bind urdhrit të RENEA-s për të ndaluar dhe tentoi të largohej

 

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e 52-vjeçarit Ardian Narkaj, i cili u qëllua me snajper nga forcat RENEA, gjatë aksionit për arrestimin e tij. Policia bën me dije se në bazë të informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi  të shpallur në kërkim prej 10 vitesh, i dënuar për vrasje të dyfishtë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar "Bratosh".

Sipas Policisë, RENEA zbarkoi në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur "Gropat e Vrinit" në Bratosh, dhe rrethuan një stan bagëtishë ku fshihej shtetasi Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t'u dorëzuar.

Ai nuk iu bind urdhrit të policisë, por tentoi të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor.

Policia sqaron se Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar, por Narkaj ka tentuar të largohet dhe për pasojë  Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë. 

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje.

Ora 09:54
Dalin detaje, 52-vjeçari në Malësi të Madhe u plagos me snajper nga RENEA, tentoi të vriste dy agjentë

 

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, 52-vjeçari

Ardian Narkaj. Gazetari i "Report Tv", Arsen Rusta bën me dije se 52-vjeçari u plagos me snajper nga RENA, pasi tentoi të vriste 2 agjentë, duke qëlluar në drejtim të tyre. Narkaj ishte në kërkim për vrasje, ndërsa qëndronte i fshehur në një stan në fshatin Razmë. Forcat RENEA e mbanin nën vëzhgim prej 10 ditësh, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që informuan policinë mbi vendndodhjen e 52-vjeçarit.

J.SH./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?

Komento

Komente

  • Sado: 25/07/2021 20:40

    Eshte gabim ne parim qe te kunderpergjigjet policise me arme. Personi ne fjale ka bere nje vrasje qe ne nje shtet te drejte do te quhej per vetembrojtje sepse ata dy qe vrau ishin mafioze dhe kishim cenuar vajzat e tij, madje duke i shkuar edhe tek shtwpia. Ne nje shtet ku krimi eshte sheshit shqiptari mendjemushk e gjaknxehte nuk ka ku te kerkoje drejtesi pervecse tek vetegjygjesia. Ne shqipot ne pergjithsi kemi problem, sepse lavdrojme kriminele qe na shkelin perdite, por disa qe bejne gabime te tilla i nencmojne. Shqipot e mija po ta doni shtwtin shtet mos rrini por ndryshoni twk vetja.

    Përgjigju
  • Qwert: 25/07/2021 13:07

    Ej trimi do ti hapte luft reneas .. aty ti qihen robt ne burg ta rrajn tre her ne dit para buke..

    Përgjigju
    • Qwert: 25/07/2021 18:16

      Spiun i sateme malok muti te shkerdhefsha pragun e deres...po nuk ke faj ti jo fajin e ka renea qe si futi nje plumb bydhes dhe te shkonte mbrapa diellit,po nejse edhe keshtu ne burg mir eshte se do ti dali shpirti nga bydha.

    • sali: 25/07/2021 14:44

      shko mor spiun kurve , tqifsha renen e kush i ka bo ato klysh kuve bashk me ty kokrra e kurves



×

Lajmi i fundit

John

Policia i shkoi në shtëpi, flet gruaja e Adriatik Llallës: Nuk e di se ku ndodhet