Dy të plagosur me armë në Malësi të Madhe! Autori i qëllon në hyrje të një lokali dhe arratiset! RENEA blindon zonën (EMRAT)

MALËSI E MADHE- Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë paraditen e sotme në Vrakë të Malësisë së Madhe. Dinamika e ngjarjes dhe arsyet mbeten ende të paqarta.

Autori Lul Rakaj ka qëlluar Besmir Çofin dhe Avenir Hasanajn teksanë hyrje të një lokali rreth orës 09:45 të 15 shtatorit. Të dy janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

anë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Me qëllim kapen e autorit të plagosjes se dy shtetasve paraditen e sotme ne fshatin Vrakë,  i cili është larguar duke marrë me vete dhe armën e zjarrit pistoletë me vete, kanë shkuar dy grupe të Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Lajm ne përditësim....

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cmenduri ne shkoder: 15/09/2024 11:55

    Nuk po dalim nga shtepit ! I lutemi bashkimi europian dhe natos te nderhyje ne shkoder , ketu eshte lufte civile bilance lufte

    Përgjigju
  • Shkodra: 15/09/2024 11:51

    Lulzim Rakaj ka vra për gjakmarrje dhe nuk duhet të ishte jashtë hekurave të burgut!!

    Përgjigju
  • Beni: 15/09/2024 10:20

    Perdite ne ate zone po ndodhin vetem plagosje , vrasje si dhe shperthime me tritol . Cfare po ndodh me popullin tone kane dal te gjithe nga shinat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Zelensky kërkon sërish ndihmë ushtarake nga aleatët: Na duhet mbështetje e fortë nga partnerët tanë

Zelensky kërkon sërish ndihmë ushtarake nga aleatët: Na duhet mbështetje e fortë nga partnerët tanë