Të bësh seks është kënaqësi kështu që mund të ndodhë që mes një heshtjeje, përshpërimash apo ulërimash, të qeshësh. Po, po të qeshësh. Kjo mund të shkaktojë siklet mes jush dhe partnerit, por në fakt e qeshura dhe të bërit seks nuk janë kaq larg.
Kështu që është normale të pyesësh veten nëse është normale të qeshësh kur bën seks dhe kjo gjë nuk do të thotë se ti dhe partneri nuk jeni të eksituar.
Përundrazi, është një sinjal që tregon se jeni të lumtur, po kënaqeni dhe jeni të qetë.
‘E qeshura është një mënyrë për të shprehur një emocion të këndshëm dhe të bërit dashuri duhet të jetë gjithmonë treguesi i një mirëqenieje dhe lumturie. E qeshura është vetëm një mënyrë për të treguar që jeni të kënaqur dhe po ndiheni komodë gjatë marrëdhënies seksuale’, shpjegon terapistja e seksit dhe psikoterpistja Maria Claudia Biscione për revistën Cosmopolitan Italia.
Të qeshësh ndërsa bën seks: ja pse ndodh
Ju ka ndodhur të qeshni ndërsa bëni seks? Kur bëni seks është normale të ndjeni zhruma, të djersitni dhe të mos gjeni pozicionet e duhura...Me pak fjalë, mund të krijohen situata në të cilat seksi është i sikletshëm. Dhe të qeshësh është gjëja më e mirë që mund të bësh për të lehtësuar tensionet dhe për të rigjetur emocionet dhe intimitetin.
‘Seksi i vërtetë nuk është ai i përsosur, me shkëlqimin që tregohet në filma’, tregon ekspertja. Ndonjëherë është jokomod, çuditshëm dhe komik. Kështu që provoni të lini mënjanë ankthin e performancës dhe të shijoni këto momente larg stereotipeve të imponuara, si për shembull të qenit në çdo çast dhe në çdo rast super sensuale. Sepse nuk ka gjë më të bukur dhe origjnale se sa të qenit vetvetja ndëra bëni dashuri. Lojërat janë baza e një sensualiteti të shëndetshëm dhe autentik kështu që të tallesh pak, apo të qeshësh e të ironizosh, janë faktorë që amplifikojnë lidhjen dhe bashkëpunimin mes ju të dyve.
Të qeshësh kur bën seks: Nuk ka kuptim të ndiheni të ofenduar
Nuk ka kurrë një mënyrë të drejtë ose të gabuar për të bërë dashuri, për sa kohë ajo që bëni në shtrat është diçka që e doni të dy. Nëse ju vjen të qeshni ndërsa bëni seks, qeshni, ose nëse e bën partneri, mos e konsideroni një gabim, duke vënë në dyshim aftësitë tuaja në shtrat.
Po nëse partneri ofendohet sepse ju qeshni ndërsa bëni dashuri? Flisni së bashku dhe shpjegojini se çfarë e ka bërë për të qeshur duke i shpjeguar se nuk e kishit me atë, por me situatën e krijuar. Dhe e keni bërë sepse ndiheni mirë dhe të lirë për të eksperimentuar pa filtra. Ka nevojë për një argument më të fortë? Shpjegojini për kënaqësinë që provuat ndërsa kryenit marrëdhënie. Dhe mbi të gjitha superojeni konceptin se ironia është seksi dhe se të qeshësh gjatë seksualitetit është tregues i një energjie dhe relaksi mendor dhe fizik. Pra, të qeshësh gjatë seksit, është jo vetëm normale, por një lajm i mirë./Living