‘Të varfërve u marrin shpirtin, të pasurve u japin lekë!’ Salianji akuza qeverisë: Kompania ‘Gjoka’ dhe ‘Albstar’ kanë marrë miliona euro nga taksat e shqiptarëve

‘Të varfërve u marrin shpirtin, të pasurve u japin lekë!’ Salianji akuza qeverisë: Kompania ‘Gjoka’ dhe ‘Albstar’ kanë marrë miliona euro nga taksat e shqiptarëve

1663841444_Screenshot1.jpg

Në foltoren e Kuvendit, deputeti Ervin Salianji, akuzoi qeverinë duke thënë se të ardhurat shtesë në buxhetin e shtetit nuk shkojnë në xhepat e qytetarëve të varfër, por në llogaritë e kompanive që marrin tendera publikë. Deputeti demokrat tha se shtresat në nevojë marrin një kompensim prej 10%, ndërkohë që rritja e çmimeve llogaritet 30%, duke bërë që qeveria të mos indeksojë dot as inflacionin. Sipas Salianjit firmat e lidhura me qeverinë si “Gjoka” dhe “Albstar”, të cilat kanë marrë para nga buxheti i shtetit, kanë deklaruar 17 dhe 20 milionë euro fitim.

“Ne kemi dhënë mbështetjen me votë por dhe kemi çuar kallëzimi penale në SPAK. Por nëse nuk merren veprime nga drejtësia normalisht do të cënohet besimi i publikut. Më bëri përshtypje në një debat. Janë ngritur pedagogët dhe studentët të cilët nuk marrin paratë. Çmimet janë rritur me 30% dhe ju keni vendosur t’i ndihmoni me 10% të gjitha shtresat, pra shqiptarët janë 20% më të varfër se çfarë ishin. As nuk i keni indeksuar dot. Paratë që mbledh shteti më shumë, 400 milionë euro më shumë, i keni çuar me ligj te kompanitë private. Dy nga kompanitë oligarke private që marrin tendera kishin deklaruar 17 milionë euro fitim, tjetra 20 e kusur milionë euro fitim, njëra quhej Gjoka, tjera quhej Albstar, kanë marrë para nga taksat. Atyre që janë të pasur, ju u jepni lekë, atyre që janë të varfër ju i merrni shpirtin. Pse nuk po dalin më ministrat tek ndërtimet palaje, dolën në 2 pallate dhe e ndërprenë, pse nuk dalin që t’i denoncojmë ne të paktën”, tha Salianji.


Lajmi kryesor:

Përplasje në Kuvend/ Spiropali-Berishës: Flet për bashkim kur shkrepe 1800 plumba në bulevard! Spaho: Mos u tremb, ty nuk të vret njeri se nuk vlen


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet