Të veshur (jo) shëmtuar në party
Të veshur me ngjyra që ulërasin, aspak të përshtatshëm për një “party”, stile të këndshëm por dhe të shëmtuar, kështu kanë preferuar të vishen disa nga personazhët e njohur në një “party” të zhvilluar në kryeqytet. Disa kanë qenë veshur përshtat disa jo, ndaj në këtë numër, stilistja
Të veshur me ngjyra që ulërasin, aspak të përshtatshëm për një “party”, stile të këndshëm por dhe të shëmtuar, kështu kanë preferuar të vishen disa nga personazhët e njohur në një “party” të zhvilluar në kryeqytet. Disa kanë qenë veshur përshtat disa jo, ndaj në këtë numër, stilistja Mirela Cici ka vëzhguar, kritikuar dhe sugjeruar personazhët “Vip”.
KLODIANA SHALAAtlete e talentuar, disa here kampione në atletikë duke fituar shumë trofe si brenda dhe jashtë vendit shpreh karakterin e saj sportive edhe në veshje. Po ti referohemi fotos në fjalë, ajo paraqitet me një veshje jo shumë të përshtatshme për eventin ku merr pjesë në rastin konkret (party), në një event si ky një veshje e tillë të vret syrin jo vetëm për ngjyrën që “ulëret”...por dhe për modelin që të lë shumë për të dëshiruar, për të mos folur pastaj për getat rrjetë aspak të pëlqyeshme...
(Në foto atletja Klodiana Shala)ROBERT ALIAJNgjyrat e forta dhe stili i veçantë shumë trendy e bëjnë atë që të bjerë në sy. Si person shumë i njohur në fushën e artit Robert Aliaj, spikat nga stili shumë modern që ai shfaq, duke e shprehur atë në veshjet e tij. Si pikë të fortë ai ka përdorur ngjyrën dhe aksesorin që rastin konkret është shalli, ai bën që të diferencohet , duke treguar shpirtin e tij prej artisti.
(Në foto këngëtari Robert Aliaj)ENO POPINjë nga moderatorët e talentuar në ekranin e Top-Channel dhe që bie mjaft të sy. Përherë i kujdesshëm në zgjedhjet që bën, nuk gabon asnjëherë... di të përfaqësohet bukur, me shije dhe elegancë duke aplikuar herë stilin klasik dhe herë atë sportiv.
(Në foto moderatori Eno Popi)LINDA KALEMIPersonazh shumë i përfolur në ekranet tona dhe jashtë vendit si Turqi, e njohur për politikën e saj në drejtim të sjelljes dhe estetikës në shoqërinë moderne dhe të civilizuar, spikat stili i saj sportivë dhe modern ashtu si dhe karakteri që ajo përfaqëson. Këtë e vërteton më së miri, po t’i referohemi fotos. Veshja prej ‘rrokere’ ku karakteristike është lëkura dhe kasketa ajo mundohet t’i përshtatet ambjentit ‘party’ ku ndodhet si dhe duke sfi duar moshën të lë një përshtypje pozitive të një femre që di të kujdeset përherë për look-un e saj, përshtatur me ambjentin.
(Në foto Linda Kalemi)EMA ANDREAAktorja e talentuar në skenen e teatrit dhe të filmit shqiptar dhe shumë e njohur si moderatore në ekran, personalizohet me një stil ‘grotesk’ shumë të veçantë personal. Ngjyrë tendencë dhe aksesorë e evidentojnë atë më së miri, stilin e saj domethënës, elegant dhe shumë modern.
(Në foto aktorja Ema Andrea)Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”Redaksia Online(xh.k/shqiptarja.com)
45/5
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Futbollistët KuqeZi duhet merrnin flamurin e përdhosur shqiptar në Çeki, si Loriku në Serbi
12 Tetor, 18:19
-
Deputet tjetër socialist në SPAK / Spahiu: 3 arsye pse do vazhdojnë disa arrestime majtas
12 Tetor, 18:10
-
Spahiu: Duka të bashkojë një kampionat futbolli Shqipëri-Kosovë njësoj si liga Amerikë-Kanada
12 Tetor, 17:59
-
Tiranë/ Plagosje me thikë, një person i lënduar! Arrestohet autori
12 Tetor, 17:51
-
Spahiu: Mllefi politik dhe fetar kundër Turqisë, i financuar nga spiunazhi i Serbisë dhe i Greqisë
12 Tetor, 17:47
-
Spahiu: Partitë e reja të bashkohen dhe të nxjerrin një kandidat për kryeministër më të mirë se Berisha-Rama
12 Tetor, 17:38
-
Kriza ekonomike e Boeing, do të shkurtojë 17 mijë vende pune! 33 mijë punonjës në grevë prej një muaji
12 Tetor, 17:30
-
Reportazh/ Report TV me fermerët e grurit në ‘hambarin e Myqezesë’: Shteti na ka braktisur, punojmë për mbijetesë
12 Tetor, 17:21
-
Filmi ‘Prokurori’ shfaq premierën e episodit të parë në TOB, pjesë e serialit aktori i famshëm hollivudian Danny Glover
12 Tetor, 17:16
-
Uran Butka: Takimi im me Aranit Çelën më 1992, si më kërcënoi prokurori i komunizmit! Pjesë nga libri 'Polemika'
12 Tetor, 17:03
-
Qendra e emigrantëve në Gjadër/ Ministri i Brendshëm italian: Hapet javën tjetër, nuk do ketë prerje shiriti! Do ngjajë me paraburgimin por pa tela me gjemba
12 Tetor, 16:57
-
Golat e Zhegrovës dhe Krasniqit, Kosova thyen Lituaninë dhe merr 3 pikët! Fitorja e dytë rradhazi
12 Tetor, 16:57