Ekspozitë në oborrin e Kuvendit në nder të 16 deputetëve të ekzekutuar në 1947! Historiania Nika: Duajeni Atdheun mos ikni

Në oborrin e parlamentit mbërriti ekspozita lëvizëse ‘Të zgjedhurit’ në kujtim të 76 vjetorit të ekzekutimit politik të 16 deputetëve dhe intelektualëve mesnatën e 10 tetorit 1947. Parlamentarizmi ishte shtylla e parë që u godit veçoi Kryetarja Lindita Nikolla duke kërkuar nga kolegët e sotëm deputetë të kontribuojnë në konsolidimin e institucioneve demokratike.

“Dënimi kapitali i grupit të deputetëve, ishte dëshmi e para se rruga drejt lirisë dhe sistemit demokratik po ndërpritej. Ta shfrytëzojmë këtë rast si një momentum për të reflektuar e shtuar kontributin tonë për konsolidimin e vlerave dhe institucioneve demokratike në Shqipëri”, tha Nikolla.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula veçoi se me këtë ekspozitë kërkohet ti bëhet jehonë mendimit të lirë, si kusht thelbësor për ecurinë e një shoqërie.

“Është privilegj ti bësh jehonë mendimit të lirë. Liria është kusht thelbësor për një shoqëri të begatë, njerëzimi ka nevojë për liri që të rritet dhe të bëjë përpara. Prandaj ti kujtojmë këta tribunë të mendimit të lirë”, u shpreh Sula.

Historianja Nevila Nika, është mbesa e Selaudin Toto dhe Mehmet Prishtinës të varur në litar.

“Ditën kur humbëm ata humbën edhe gjurmën e kombit. Ishin antifashasitë në bindje, për gjithë veprimtarinë e tyre gjatë viteve të luftës. Në këto 32 vjet demokraci shumë gjëra janë thënë, por kemi nevojë të rrëfehemi e të flasim paqësisht, kujtesa e një populli e dëmtuar në kaq vite ka nevojë të rindërtohet, për të thënë të vërtetat cilatdo që ishin ato. Nga ajo e kaluar e hidhur duhet të nxëmë të mësojmë që të edukojmë breza që ta duan këtë vend. A kishin mundësi ata ta iknin nga Shqipëria, po kishin. Por trashëgimia që na lanë me kthimin e tyre në atdhe, ishte të duash vendin tënd. Atdheu duhet pavarësisht në cilën gjendje është ai”, tha ajo.

Familjarët të përlotur kujtojnë vuajtjet dhe torturat e njerëzve të dashur.

2 ditë para arrestiit një officer i tha gjyshit, kemi hapur kufirin të të kalojmë jashtë shtetit. Gjyshi nuk pranoi, kam punuar për Shqipërinë, nuk e lë dhe as fëmijët të torturohen. Torturat ishin të tmerrshme dhe Hysenin nuk e linin përballë gjyshit. Ai nuk ka pranuar asnjë akuzë, një hetues.

Për këtë ekspozitë, u shkundën 8000 fletë dokumente nga dosjet e torturave të procesit të njohur si “Gjyqi i Deputetëve” i zhvilluar në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”.  

INTELEKTUALËT E EKZEKUTUAR NË 1947
1- Shefqet Beja
2- Sulo Klosi  
3- Riza Alizoti 
4- Selaudin Toto
5- Sheh Ibrahim Karbunara
6- Paolo Sagggoti
7- Agathokli Xhitoni
8- Mehmet Prishtina
9- Abdul Kokoshi
10- Beqir Çela
11- Salim Kokalari
12- Tefik Deliallisi
13- Irfan Majuni
14- Pertef Karagjozi
15- Enver Sazani
16- Hysen Shehu

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë