Për t’i dhënë pak jetë atmosferës serioze të zyrës, kryeministri Edi Rama ka marrë me vete në zyrë njërin prej djemve, më të voglin. Zaho 3 vjeç ka hipur mbi tryezën e babit dhe gëzon me tullumbace në dorë.
Por nuk ia prish qejfin, i ati që jo vetëm e lejon të bëjë pak rrëmujë, por i gëzohet haresë së të birit. Fundja një çast i tillë të heq sadopak mendjen nga angazhimet e përditshme të punës si kryeministër.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com