Teatri i Metropolit vjen me një
festival të ri për dramën shqipe
Teatri i Metrpolit vjen me nje festival të ri, kun e fokus do të jetë drama shqipe. Festivali do të përfshijë shfaqje të vëna në skenë, shfaqje të reja nga arkivi i dramës shqipe që nuk janë vënë asnjëherë në skenë dhe lexime veprash e diskutime, të cilat do të ndahen sipas ditëve në tema të përbashkëta si Komedia; Drama historike dhe Drama dhe Diktatura.
Teatri i Metrpolit vjen me nje festival të ri, kun e fokus do të jetë drama shqipe. Festivali do të përfshijë shfaqje të vëna në skenë, shfaqje të reja nga arkivi i dramës shqipe që nuk janë vënë asnjëherë në skenë dhe lexime veprash e diskutime, të cilat do të ndahen sipas ditëve në tema të përbashkëta si Komedia; Drama historike dhe Drama dhe Diktatura.
Ky Festival është menduar të nxisë punën e re dhe kërkimin artistik të fuqive krijuese që duan të mbështesin gjallimin e veprave shqiptare dhe takimin e tyre me publikun e gjerë në një frymëmarrje të përbashkët.
Teatri i Metropolit vazhdon të mbështesë objektivin: më shumë qasje në kulturë nga më shumë njerëz, nga të gjithë qytetarët, edhe ata që janë të përjashtuar ose ndihen të përjashtuar nga arsyet e aftësisë financiare, prejardhjes sociale ose prejardhjes kulturore.
Veprat që do të vihen në skenë për herë të parë janë: “Loja e Mbasdrekës” nga M.Camaj me regji nga
Shkelzen Berisha; “I biri i Begut” nga M.Duci me regji nga Joana Omeraj; “Armiqtë” nga Sh.Gina me regji nga Xhuliano Brisku. Ndërsa paraditeve do të ketë dy lexime: “Foleja Kombëtare” nga Mithat Frashëri dhe “Prangat” nga Halil Laze dhe një Forum Teatër nga S. Kapidani me fragmente nga “Njollat e Murrme” nga M.Jero.
Veprat vihen për herë të parë në skenë nga regjisorët, platformat e të cilëve janë përzgjedhur me platformat e tyre gjatë audicionit në Teatrin Metropol. Përkatësisht; “Loja e Mbasdrekës” nga Martin Camaj, e cila do të vihet në skenë nga Shkëlzen Berisha, vepra e dytë është “I biri I Begut”, vepër e shkruar nga Milo Duçi dhe me regji nga Joana Omeraj si dhe vepra e ndaluar e Shpëtim Ginës me titull “Armiqtë” që do të vihen në skenë nga Xhuljano Brisku.
Gjithashtu në “MetroFest” do të marrë pjesë shfaqja “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit me regji nga Milto Kutali si dhe disa pjesë inskenim të “Njollat e murrme” e shkruar nga Minush Jero dhe regji nga Sonila Kapidani. Gjatë ditëve të festivalit do të ketë edhe dy lexime veprash, “Foleja Kombëtare” nga Lumo Skëndo si dhe “Prangat” nga Halil Laze dhe pas çdo shfaqjeje do të organizohen panele diskutimesh për çdo vepër përkatëse.
“
Në fillim të pranverës ne shpërndam këto tekste në klasat e regjisë master në Universitetin e Arteve, për të na paraqitur më pas secili platformën e tij regjisorjale. Si pjesë integrale e punës me veprën shqiptare dhe teatrin shqiptar, pyetja e vazhdueshme është se kush do ta trashëgojë dramë shqipe, kush po vjen tani e kush do të vij më pas, kush do vazhdojë këtë punë e kush do ta çoj më tej? Tre regjisorët e veprave shqiptare u përzgjodhën si rezultat i këndvështrimit që kishin mbi këto vepra”, thotë regjisorja Jonida Beqo.
Kalendari i aktiviteteve të MetroFest:Shfaqje:Dt. 1 Nëntor / Hapja e Festivalit / Ora 18:30 – Loja e mbasdrekës nga Martin Camaj
Dt. 2 Nëntor / Ora 19:00 – “Rrno për me tregue” nga At Zef Pllumi
Dt. 3 Nëntor / Ora 19:00 – “Armiq” nga Shpëtim Gina
Dt. 4 Nëntor / Ora 19:00 – “I biri i Begut” nga Milo Duçi
Forum Teatër:Dt. 3 Nëntor / Ora 13:00 – “Njollat e murrme” nga Minush Jero
Lexime:Dt. 2 Nëntor / Ora 12:30 – “Foleja Kombëtare” nga Lumo Skëndo
Dt. 4 Nëntor / Ora 13:00 – “Prangat” nga Halil Laze
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Argita Malltezi tha se iu referua mediave për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Madam non grata, edhe unë atyre iu referova për trafikun e Shkëlzenit me Landin e Jasharit
9 Janar, 12:27
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor 2024, 17:55
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor 2024, 18:11
-
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 21:03
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor 2024, 19:53
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor 2024, 19:22
-
U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni
8 Tetor 2024, 17:35
-
VIDEO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor 2024, 19:38
-
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
2 Tetor 2024, 13:41
-
Mero Baze: Dosja që zbulon një familje batakçinjsh
15 Shtator 2024, 22:47
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator 2024, 07:36