Teatri i Operës do ngrejë 'Komitetin
e Festimeve'.Ja shfaqjet e sezonit

Teatri i Operës do ngrejë 'Komitetin<br />e Festimeve'.Ja shfaqjet e sezonit
“Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të ngrejë ʺKomitetin e Festimeveʺ, në të cilin do të marrin pjesë artistë dhe akademikë, përfaqësues të bashkisë Shkodër dhe Tiranë si dhe familjarë të familjes Jakova”, u shpreh në një konferencë për mediat drejtoresha Zana Çela.
 
Në këtë konferencë u bë shpallja e kalendarit artistik dhe nisja e turneve pas 31 vitesh.
 
Ky vit shënon edhe përvjetorë të mëdha mjeshtrash të tjerë si: 90-vjetori i themeluesit të simfonisë shqiptare, “Artistit të popullit”, Çesk Zadeja, vepra e të cilit do jetë shumë e rëndësishme në sezonin artistik të këtij viti.
 
Opera on-tour/ Shfaqje të Operave dhe baleteve dhe Ansamblit në qytete të ndryshme të vendit si Shkodër, Vlorë, Elbasan, Fier, Durrës,Kavajë, Korçë, Pogradec, Pukë, Gjirokastër etje.
 
Për herë të parë pas 31 vjetësh, që prej vitit, TKOBAP performon nëpër qytetet e Shqipërisë me vepra operistike dhe baleti. Kujtojmë që hera e fundit e daljes në turne e trupës së TOB ka qenë me operat “Borana” në Kukës dhe Bajram Curr, dhe “La Traviata” e vënë në qytetin e Fierit dhe Vlorës ne vitin 1986.
 
Opera open-air (shfaqje të TKOBAP në sheshe të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit) për herë të parë pas 31 vjetësh, që prej vënies në teatrin veror të Tiranës, në vitin 1986 të operave “Borana” dhe “La Traviata”.
 
Njëkohësisht një nga shtyllat kryesore të këtij kalendari do të jetë dhe udhëtimi i operës shqiptare jashtë kufijve në shtete si Kosovë, Maqedoni, Itali, Francë, Greqi etj.
 
Sezoni artistik 2017-të do të nisë me “Opera Histori”- Mjeshtrat që themeluan TKOBAP, me koncertin vokal-simfonik në kuadër të 70-të vjetorit të lindjes së dirigjentit Ermir Krantja.
 
Me një program të përzgjedhur nga repertori operistik botëror dhe shqiptar. Ekzekuton orkestra e TKOB dhe solistët :
Vikena Kamenica – Mezzo soprano
Armando Likaj – Bariton
Klodian Kaçani – Tenor
Enkelejda Kamani – Soprano
Jonela Golemi - Flautiste
 
Më poshtë po ju prezantojmë kalendarit artistik për sezonin e parë artistik, mars-qershor 2017 

Mars 2017 
Datë 06 Mars 2017, Ora 19:00
Opera Histori
Koncert vokal- simfonik / Ermir Krantja
Mjeshtrat që themeluan TKOBAP
Orkestra e TKOB,Dirigjent:E.Krantja
Soliste V. Kamenica,A. Likaj, K. Kacani, E. Kamani,J. Golemi
 
Opera on-tour- Opera “La Traviata”
Datë 09,10, Shkoder ora 18:00
Date 12,Elbasan ora 18:00
Date 15, Fier ora 18:00
Date 17 Mars 2017 ,Vlore ora 18:00
 
Datë 14 Mars 2017, Ora 11:00
Open air
Koncert i Ansamblit Popullor
Në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Trupa e Ansamblit Popullor.
 
Datë 22 Mars 2017, Ora 11:00
Open air
Koncert i Ansamblit Popullor
Festa e Bektashinjve
Trupa e Ansamblit
 
Datë 26 Mars 2017, Ora 19:00
On-tour
Koncert i Ansamblit Popullor në Kosovë
Trupa e Ansamblit
 
Prill 2017
Datë 06 Prill 2017, Ora 12 :00
On tour
Koncert i Ansamblit Popullor në Kamzë.
Interpreton : Trupa e Ansamblit Popullor.
  
Datë 15,16,17 Prill 2017, Ora 19:00 - Pallati i Kongreseve
Premiere: Baleti “Liqeni i Mjelmave”
Interpreton : Trupa e baletit dhe orkestres të TKOBAP
Koreograf E.Hoxha;G.Vaso
 
Datë 21 Prill 2017, Ora 19 :00
On-tour
Koncert i Ansamblit Popullor në Kavajë
 
Maj 2017
Datë 06.Maj 2017 Ora 19:00 Qendra kulturore e Katedrales Orthodokse
Ne bashkepunim me Ambasadeb Spanjolle
Antologjia Zarzuela-Me repertorin me te bukur spanjoll te zarzuelave
Dirigjent R.Casero
Solistë Lirikë të TKOBAP
 
Datë 06 Maj 2017, Ora 17:00
On-tour
“Trimat e Jutbinës”.
Koncert i Ansamblit Popullor në Shkodër.
Koreografia: R.Çeliku; G.Kastrati, J. Çurçia
Interpreton : Trupa e Ansamblit Popullor
 
Datë 17,19,21 Maj 2017 Ora 20:00 Universiteti i Arteve
Opera “Flauti Magjik”
Regjizor N.Gurakuqi
Trupa e TKOBAP
 
Datë 26 Maj 2017 ora 19:00
Opera Histori
“90 Vjetori - Çesk Zadeja”
Qershor 2017
Datë 5 Qershor 2017 ora 19:00
“Opera Histori”
Dirigjent:E.Doko
 
Datë 8 Qershor 2017 ora 12:00
On-tour
Koncert i Ansamblit Popullor në Përmet
Interpreton : Trupa e Ansamblit Popullor
 
Datë 26 Qershor-16 Korrik 2017 ora 20:00
Opera open-air
Opera “Skëndërbeu”;
Opera “Flauti Magjik”
Opera/balet “Carmina Burana”
 
Datë 28 Qershor 2017 ora 19:00
Opera “Skendërbeu” Prenk Jakova
Dirigjent:E.Doko
Regjizor:N.Gurakuqi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë