Një ditë para se Kuvendi të shqyrtojë në seancë projektligjin për një teatër të ri modern, me të gjitha kushtet që meriton një institution dinjitoz arti, kryetari i PD, Lulzim Basha ka vendosur ta nisë që sot pasdite aksionin e tij politik.

Pasi artistët e braktisën PD në vendimin e saj për të mos lejuar ndërtimin e një godine të re ne vendin ku sot është godina e rrënuar e Teatrit ekzistues, kreu demokrat doli vetë në protestë.

Keshtu, vendin e aktorëve dhe artistëve e kanë zënë anëtarët e PD.

Por, Basha nuk ka qenë vetëm. Të pranishëm në protestën e sotme ishin dhe deputetja Albana Vokshi, si dhe Fatmir Mediu, ish minister i Mbrojtjes në kohën kur shpërtheu Gërdeci, e ku mbetën të vrarë 26 persona./LEXO.AL/