Lulzim Basha zgjodhi të dalë vetë sot në protestën kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar dhe krah tij kishte një emër të njohur: Koço Kokëdhimën, ish deputetin e PS, kundër të cilit opozita e Bashës në vitet 2013-2015 udhëhoqi një betejë të vërtetë për heqjen e mandatit.
Sot ata mbajtën nga një fjalim dhe u larguan së bashku, në të njëjtën kohë. Ndërkaq, një protestuese mori fjalën dhe i drejtoi këto fjalë Bashës, që largohej nga protesta me gjithë deputetët e PD, ndjekur nga Kokëdhima:
“Edhe kur keni qenë kryebashkiak kam protestuar sepse kudo lejonit ato ndërtimet pa leje, bashkë me vëllain e Rudi Erëbarës. Problemi këtu te ne është se prodhojmë autokratë, që japin premtime kur janë në opozitë, por kthehen sërish në të njëjtën formë kur marrin pushtet.”
Protestuesja qe i drejtori fjalet Bashes